“Ky Shukriu, i zgjedhur si ‘më i miri’ për të drejtuar Bashkinë,...

“Ky Shukriu, i zgjedhur si ‘më i miri’ për të drejtuar Bashkinë, është një fëlliqësirë”

73
0
Shares

Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu në një reagim të sajin në rrjetet sociale tregohet tepër e ashpër ndaj ngjarjes së Dibrës, pas videoskandalit ku ish- kryetari i bashkisë i kërkonte favore seksuale një vajze 20 vjeçare në këmbim të një vendi pune.

“Ky Shukriu, i zgjedhur si “më i miri” për të drejtuar Bashkinë e Peshkopisë, është një fëlliqësirë më shumë që i shtohet mozaikut që pasurohet çdo ditë me poshtërsi ndaj grave e vajzave.

Por si dhe ai i Sarandës para dy vitesh është pusht pushteti. Me këtë pjesë ia vlen të merremi. Se mund të ndodhë që ky t’i shpëtojë edhe veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm”, meqë vajza nuk ishte minorene.

Kur Agron Cane që kërkonte seks me një 14 vjeçare u dënua vetëm me 2 vjet burg, largqoftë ky del nga kjo histori vetëm me pushim nga puna!

Pastaj se si dukej Shukriu në video është hajgare. Dhe kjo vetëm e bën edhe më të shpifur të gjithën”, shkruan Bregu

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY