VIDEO/ Hakerohet portali i grupit mafioz shqiptar, zbulohen 38 porosi për vrasje...

VIDEO/ Hakerohet portali i grupit mafioz shqiptar, zbulohen 38 porosi për vrasje dhe fotot e 60 shënjestrave

63
0
Shares

Një haker që njihet me emrin bRpsd ka sulmuar portalin ‘Dark Web’ të grupit mafioz shqiptar, që quhet Besa, duke hedhur të dhënat në rrjet e duke zbuluar kështu shërbimin e vrasjeve me pagesë.
Të dhënat u ngarkuan në internet në faqen Files.fm më 23 prill, duke kaluar më tej në shërbimin Siph0n, gjë që u vu në pah fillimisht nga Risk Based Security. ‘Softpedia’ gjithashtu shkarkoi të dhënat dhe u verifikoi përmbajtjen.
Besa Mafia është emri i organizatës më të madhe kriminale në Shqipëri. Organizata është shumë aktive në Evropë por ka pasur gjithashtu veprimtari edhe në kontinentet e tjera.
Një faqe në ‘Dark Web’ pretendon se përfaqëson këtë organizatë dhe paraqitet të ofrojë shërbimin e vrasësit me pagesë, për cilindo që kërkon të plagosë dhe madje të vrasë njerëz.
Të dhënat e vjedhura nga kjo faqe përmbanin 2 skeda CSV, që përmbanin 2,682 mesazhe personale dhe 38 porosi për vrasje. Për më tepër, të dhënat përmbanin një skedë ZIP që kishin 60 fotografi që mendohen të jenë persona të shënjestruar.
Hakeri gjithashtu nxori fjalëkalimin e administratorit të faqes, së bashku me të dhënat e 330 llogarive në këtë faqe. Të dhënat në Files.fm nuk i ka këto të detaje, por ato mund të gjenden ende në Siph0n.
Të dhënat e llogarive të përdoruesit përfshinin informacione si emër përdoruesi, fjalëkalime me nivel të lartë sigurie, adresa të postës elektronike (e-mail), të dhëna të hyrjes në llogari, dokumente identifikimi përdoruesish dhe statuse të përdoruesve.
Në videon mund të shihni një nga aktet e grupit mafioz . /BalkanWeb/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY