FOTO & VIDEO/ Vrasja me prerje koke e shqiptarit, publikohen fotot...

FOTO & VIDEO/ Vrasja me prerje koke e shqiptarit, publikohen fotot dhe pamjet nga vendi i krimit

63
0
Shares

Iframe
Image GalleryMediat greke vazhdojnë ta ndjekin vrasjen e 26 vjeçarit shqiptari Bledar Tërpollari, i cili u gjet me kokë të prerë pak ditë më parë. Ato kanë publikuar foto të tij si dhe video nga vendi ku flinte shqiptari.
Mediat greke hedhin dyshime se vrasja e tij mund të jetë kryer edhe nga shtetas grekë.  Kufoma pa kohë u gjet mëngjesin e të hënës (09/05/2016) nga një fermer që e kishte punësuar prej dy muajsh shqiptarin.
Vrasja brutale e të riut në Potamia të Komunës së Sulit Thesprotia ka shkaktuar jehonë tek komuniteti lokal.
Duke cituar median shqiptare, mediat greke citojnë nënën e viktimës, e cila kërkon zbardhjen e ngjarjes, duke theksuar se i biri kishte shkuar në moshë të re në emigracion.
Sipas medieve vendase, i riu Tërpollari është arrestuar në Shqipëri për posedim droge dhe me t’u liruar ka shkuar në Greqi. Edhe zbulimi i tablateve telefonike nuk ka dhënë prova për vrasjen makabre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY