Gara e Formula 4 në pistën e Doningtonit ka rrezikuar të kthehej në një tragjedi kur piloti Billy Monger u bë protagonist i një aksidenti të tmerrshëm.
Një makinë kishte ndaluar në mes të pistës dhe piloti anglez u përplas me shpejtësi maksimale me të.
Monger ka qëndruar rreth 2 orë brenda njëvendëshes së tij dhe i kanë dhënë qetësues për të përballuar dhembjet e mëdha në këmbë.
Parashikimet e para thonë që mund të ketë pësuar dëmtime të rënda në këmbë, por ende nuk dihet me saktësi se çfarë pasojash ka pasur ky aksident.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/