Pas nisjes së hetimit për pajisjen përgjuese që është instaluar në ambientet e drejtorisë së Përgjithshme të Policsë së Shtetit, Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Përgjithshme kanë marrë përgjigje negative nga ana e titullarëve të policisë, të cilët kanë pranuar ekzistencën e një aparature të tillë.
Por, zyrtarët Policisë së Shtetit kanë pohuar se një aparaturë e tillë administrohet nga misioni italian “Interforce”, e cila përdoret për trajnimin e Policisë shqiptare. Nën këtë pretekst, drejtuesit e Policisë së Shtetit kanë refuzuar bashkëpunimin me prokurorinë për këtë hetim, duke mos lejuar oficerët e Policisë Gjyqësore, të njihen me këtë aparaturë, për pasojë edhe të bëjnë detyrën e tyre.
Prokuroria e Përgjithshme ka tentuar të sekuestrojë aparaturën përgjuese te Policia e Shtetit, por nuk është lejuar.
Hetimi i Prokurorisë të Përgjithshme për praninë e një pajisjeje “ilegale” përgjimi në Policinë e Shtetit nisi pas informacioneve të siguruara nga strukturat inteligjente të sigurisë. Sipas këtyre informacioneve, gjatë muajit të fundit Policia e Shtetit ka kryer disa interceptime telefonike përmes një mënyre të panjohur nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Shërbimi Informativ Shtetëror.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
Prokuroria nis hetimi për pajisjen përgjuese të paautorizuar të Policisë
/web/Prokuroria_nis_hetimi_per_pajisjen_pergjuese_te_paautorizuar_te_Policise_18829_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/