Media greke shkruajnë sot se Klement Balilit iu la koha e mundshme nga policia shqiptare, që të arratisej.
Pas lajmit se i quajturi “Escobari i Ballkanit” u zhduk pa lënë gjurmë dhe policia dështoi në tentativën e saj për ta gjetur në banesë, EpirusPost.gr shkrun se, pak ditë pas paralajmërimeve të policisë greke për të çmontuar rrjetin më të madh të trafikimit në Evropë, një nga organizatorët arriti që të zhdukej!
Në shkrim thuhet me tej se flitet pikërisht për kreun e Transporteve në Sarandë, ndaj të cilit policia greke ka lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar.
Media citon se në presionin e krijuar, ai bëri një deklaratë publike duke pretenduar se nuk ka lidhje me rrjetin e trafikimit të sasive të mëdha të drogës.
“Disa orë më vonë u largua nga detyra dhe tani vendndodhja e tij ka humbur! Policia Shqiptare, me vonesë të madhe bëri kërkime në shtëpi vetëm të premten. Dhe sigurisht që zbuloi se 44-vjeçari nuk ishte! Telefoni i tij është i fikur dhe kishte të gjithë kohën për të lëvizur lirisht dhe për t’i shpëtuar arrestimit”, thuhet në shkrim.
Shkrimi mbyllet me reagimin e kreut të PD-së, Basha që në një reagim për ngjarjen ka shkruar se, “Me bekimin e ministrit të Brendshëm Tahiri dhe mbrojtjen e policisë u zhduk dhe nuk mund të gjendet”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/