FOTO/ Ja kush janë dy vëllezërit, bashkëpunëtorë të Klement Balilit, të arrestuar...

FOTO/ Ja kush janë dy vëllezërit, bashkëpunëtorë të Klement Balilit, të arrestuar në Belgjikë

120
0
Shares

Report TV siguron fotot e Dhimitër Potit i konsideruar si baroni i drogës apo “Escobari” Ballkanit nga mediat greke, arrestuar 48 orë më parë në Belgjikë, si edhe foton e vëllait të tij Xhevahir Poti.
Dy vëllezërit Poti janë nën hetim dhe nga policia e prokuroria shqiptare prej 2015 ku në nëntor drejtësia greke kërkoi informacion për firmën CHIM PORD në pronësi të Dhimitër Potit. 4 transferta të dyshimta drejt Greqisë në afro 1 milion euro habitën policinë Greke e cila kërkoi informacion për firmën, administratorin e saj dhe gjendjen gjyqësorë.
Në Belgjikë vëllezërit Poti janë prangosur në kushtet e flagrancës me 100 kg cannabis dhe afro 20 mijë euro bëjnë me dije burime.
Por kjo nuk është akuza e vetme ndaj tyre, pasi dyshohet se nën kryesimin e Dhimitër Potit që shihni në këtë foto grupi i tyre kish krijuar kompani fiktive transporti me qendër në bullgari dhe filial në Greqi e Belgjikë.
Këta dy shtetas janë të dyshuar si pjesë e një rrejti narkotrafiku ku është hetuar dhe Kelmend Balili ish-drejtori transportit Sarandë që prej të Premtes rezulton i shpallur në kërkim nga policia shqiptare.
dv

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY