Gruaja Tefta i kërkon divorcin Shukriut, nuk është hera e parë që...

Gruaja Tefta i kërkon divorcin Shukriut, nuk është hera e parë që e tradhëton

211
0
Shares

Duket se telashet nuk kanë mbaruar për ish-Kryebashkikun e Dibrës, Shukri Xhelili, baba i dy djemve. Pas video-skandalit ku tregohej se i jepte vendin e punës në këmbim të favoreve seksuale një 20 vjecareje, gjë që i kushtoi postin e kryebashkiakut të Dibrës, dhe pas talljes publike që pësoi në rrejtet sociale si pasojë e incidentit me brekët (i kishte të grisura), ka ardhur edhe goditja e tretë për Shukriun.

Burime të besushme nga Dibra bëjnë të ditur për 360gradë.al se, Tefta, gruaja e tij, që nga të gjithë në Dibër njihet si truri i fushatës elektorale të Shukriut dhe kuratorja kryesore e imazhit të tij, nuk ka mundur ta durojë turpin dhe është e vendosur t’i kërkojë divorcin bashkëshortit që e turpëroi publikisht.

Madje Tefta nuk ka dëgjuar as mikeshat e saj, një grup grash dibrane që i kanë kërkuar që ta falë Shukriun. Por diçka tjetër duket se qëndron pas kësaj kërkese divorci të Teftës. Burimet theksojnë se ndoshta kjo nuk është hera e parë që Shukriu e tradhëton Teftës. Megjithëse ajo ka mundur t’ia falë herët e tjera këtë radhë turpi publik ka qenë shumë më i madh sesa ajo mund të durojë.

Burimet theksojnë se edhe kur ka qenë Drejtor i Sigurimeve, Shukri Xhelili ka pasur histori me një vajzë që e kishte punësuar aty dhe e mbante si të dashur, të cilën e mori edhe në Bashkinë e Dibrës, pasi u zgjodh kryetar. Xhelili shkonte shpesh në Dibër të Madhe dhe se nuk gjendej asnjëherë në zyrë, madje as në ditët e enjte, kur kishte pritje me popullin. Mësohet se familjarët e ish-kryebashkiakut janë izoluar në shtëpi dhe nuk kanë vajtur as në punë dhe as nuk janë prononcuar.

Duket se të gjitha këto kanë detyruar bashkëshorten e 56 vjeçarit, Xhelili që të marrë këtë masë drastike./360 Gradë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY