VENDIMI/ “Ndragheta” pastron para në Shqipëri, Gjykata e Tiranës ju sekuestron pasuritë

VENDIMI/ “Ndragheta” pastron para në Shqipëri, Gjykata e Tiranës ju sekuestron pasuritë

683
0
Shares

Shtetas italianë, të dyshuar si anëtarë të klanit mafioz kalabrez “Ndragheta”, kanë pastruar në Shqipëri rreth 750 mijë euro. Gjykata e Tiranës ka marrë një urdhër për bllokimin e pasurive të Andrea Tufariellos dhe Pietro Cosentinos. Sipas
vendimit
të kësaj gjykate, më 2 shtator 2015 është regjistruar shoqëria “Stargold Albania” me ortak Andrea Tufariello dhe Pietro Cosentino me 50 % të aksioneve secili dhe administratore shtetasen Brunilda G.
Objekti i veprimtarisë së kësaj shoqërie është kryerja e çdo aktiviteti të ligjshëm në lidhje me tregtimin dhe përpunimin e arit dhe nënprodukteve të tij përfshi, por pa u kufizuar, në blerjen, shitjen, transferimin, transformimin, disponimin, posedimin e tij etj.
Nga provat e siguruara rezulton se në llogari të subjektit tregtar “Stargold Albania” sh. p. k janë depozituar në vazhdimësi shuma të konsiderueshme monetare, të cilat sipas faturave rezultojnë se kanë lidhje me shitje të floririt nga kjo shoqëri, kryesisht te subjekti Esposito Preziosi srl Itali.
Shumat e depozituara për llogari të shoqërisë Stargold Albania sh. p. k pranë një banke të nivelit të dytë nga subjekti Esposito Preziosi srl Itali për periudhën shkurt 2006 – prill 2006 rezultojnë 561 644 euro. Më datë 7 prill 2016 konstatohet se pranë të njëjtës bankë është transferuar shuma 190 000 euro nga ana e subjektit Star Dust 2015 DOO Maqedoni, me të njëjtin përshkrim, shitje floriri nga subjekti “Stargold Albania”.
Gjatë hetimeve paraprake është administruar informacioni nga misioni Interforcë Itali sipas të cilit ortakët e subjektit “Stargold Albania” sh. p. k., janë persona të sinjalizuar për përfshirje në aktivitete kriminale, kryesisht vepra penale të marrjes së pronës në mënyrë të paligjshme”, thuhet në vendim. Mësohet se sipas kontratës për shitjen e kapitalit të datës 20.10.2015 rezulton se ortak i ri i shoqërisë “Stargold Albania” sh. p. k është bërë shtetasi italian, Domenico Papalia, i cili ka blerë rreth 30 % të kapitalit. Sipas informacionit policor rezulton se ky shtetas italian është pjesë e grupit kriminal Ndrageta Itali.
vs2“Referuar të dhënave të Drejtorisë Vendore të Policisë gjendja e llogarive të shoqërisë ‘Stargold Albania’ sh. p. k pranë Tirana Bank sh. a., është 141 822 euro dhe 53 008 lekë. Sa më sipër, sipas organit të akuzës, krijohen dyshime se pasuritë e shoqërisë Stargold Albania sh. p. k., janë produkt i aktiviteteve kriminale dhe disponimi i lirë i tyre mund të rëndojë pasojat e veprës penale të ‘pastrimit të produkteve të veprës penale ose aktiviteteve kriminale’. Për këtë arsye kërkohet vendosja e sekuestros preventive mbi llogaritë bankare të shoqërisë ‘Stargold Albania’ sh. p. k., pranë një banke të nivelit të dytë me qëllim pengimin e disponimin e lirë të mjeteve monetare, fakt që mund të zgjasë ose rëndonte pasojat e veprës penale të pastrimit të produkteve të veprës penale ose aktiviteteve kriminale që aktualisht është duke u hetuar nga organi i akuzës në kuadër të procedimit penal”, thuhet në vendimin e gjykatës.
Sipas saj, sekuestro preventive është masë sigurimi pasuror që aplikohet në rastet kur ka arsye të dyshohet se disponimi i lirë i një sendi që lidhet me veprën penale rëndon ose zgjat pasojat e saj ose mund të lehtësojë kryerjen e veprave të tjera penale.
“Vendosja e sekuestros në këtë rast pengon përdorimin dhe qarkullimin e lirë të sendeve që lidhen me veprën penale duke garantuar në këtë mënyrë nevojat e sigurimit”, thotë gjykata.
Sipas saj, subjekti i regjistruar në QKR nuk justifikon nga pikëpamja ekonomike këto të ardhura, pasi sasia e konsiderueshme e vlerave monetare nuk mbulohet nga burime të ligjshme financiare.
“Dyshimet bazohen dhe në shpeshtësinë e transfertave bankare brenda një periudhe të shkurtër kohore, të cilat për tre muaj arrijnë në shumën 561 644 euro. Njëkohësisht nga informacionet e marra nga autoritetet italiane ekzistojnë të dhëna se ortakët e kësaj shoqërie janë të përfshirë në aktivitete kriminale në Itali. Krijohet dyshimi i arsyeshëm dhe i bazuar në prova se burimi i pasurisë së shoqërisë ‘Stargold Albania’ sh. p. k., janë të ardhurat e siguruara nga aktivitete kriminale. Në këto kushte gjykata vlerëson se është e nevojshme të zbatohet masa e sigurimit ‘sekuestro preventive’ mbi llogarinë bankare të shoqërisë në çdo bankë të nivelit të dytë në RSH” përfundon vendimi.
gjykata e tiranes_copy_1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY