Policia ka zbuluar dhe asgjësuar rreth 9841 rrënjë bimë narkotike të llojit “Canabis sattiva”.
Nga të cilat: Në fshatin Ninat – Bashkia Konispol, janë asgjësuar 5841 rrënjë bimë narkotike, prej të cilave:
– 4023 rrënjë ishin të mbjella në kubikë, me lartësi deri në 5 cm.
– 1818 rrënjë ishin të mbjella në tokë, me lartësi 5 – 9 cm.
Në fshatin Livadhja, janë gjetur dhe asgjësuar 4000 rrënjë bimë narkotike “Cannabis”, të mbjella në vendin e quajtur “Kalaja e Ali Pashës”, prej të cilave:
– 2000 rrënjë ishin të mbjella në tokë, me lartësi deri në 15 cm.
– 2000 rrënjë të tjera të mbjella nëpër kubikë, me lartësi deri në 5 cm.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/