Një 19-vjeçar është hakmarrë me ish-vjehrrën e motrës, duke e goditur me mjete të forta duke I krijuar plagë të mëdha. Pas kryerjes veprimit 19vjeçari është larguar për t’i shpëtuar arrestimit të Policisë. Burime nga policia bëjnë të ditur se, nga ana e Seksionit për Krimet ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, filloi procedimi penal dhe u shpall në kërkim shtetasi A.B, 19 vjeç, banues në Berat, pasi ka goditur me mjete të forta ish vjehrrën e motrës së tij, shtetasen L.Z., 61vjeçe, banuese në Berat. Burime të policisë bëjnë me dije se po punohet për kapjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Dhuna në familje”, parashikuar nga nenet 76, 22 dhe 130/a të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/