FOTO/ Ja rrugët më të rrezikshme për të shkuar në shkollë

FOTO/ Ja rrugët më të rrezikshme për të shkuar në shkollë

74
0
Shares

Për shumë fëmijë të botës, dita e parë e shkollës pritet me gëzim të madh. E për disa, gëzimi është i përzier edhe me frikë.

Në disa vende të botës, shkolla është një luks vështirë i arritshëm. Shumë fëmijë nëpër botë duhet të marrin rrugë të vështirë e të paimagjinueshme për t’u edukuar, rrugë të cilat shumë prej nesh as edhe në ëndrrat më të këqija nuk i shohim.

Është përpiluar një listë prej 18 vendeve ku fëmijët rrezikojnë shumë për të shkuar në shkollë, listë të cilën ua sjell Koha.net.

Udhëtimi 5-orësh nëpër një rrugë të ngushtë malore për të shkuar në shkollën ndoshta më të largët në botë, Gulu, Kinë

Nxënës që ngjiten nëpër shkallë të pasigurta, fshati Zhang Jiawan, Kinë jugore

Fëmijë që udhëtojnë për në shkollë përmes Himalajeve, Zanskar, Himalajet indiane

Fëmijë duke kaluar një urë të prishur në Lebak, Indonezi

Fëmijë duke fluturuar në 800 metra lartësi në një kabllo metali të gjatë 400 metra mbi Lumin Rio Negro, Kolumbi

Nxënës që shkojnë në shkollë me lundra, Riau, Indonezi

Fëmijë që udhëtojnë përmes malit përgjatë një ure me rrënjë druri, Indi

Vajza që në shkollë shkon me dem, Myanmar

Fëmijë që në shkollë shkojnë me Tuktuk në Beldanga, Indi

Kalimi i një ure të prishur në borë për të shkuar në shkollë në Dujiangyan, Provinca Sichuan, Kinë

Fëmijë që udhëtojnë mbi kulmin e një anijeje në Pangururan, Indonezi

Vajza që kalojnë mbi një dërrasë mbi murin e Kalasë Galle të Shekullit të 16-të në Shri Lankë

Nënës që në shkollë shkojnë me varkë në Kerala, Indi

Nxënës që në shkollë shkojnë me kali në Delhi, Indi

Studentë që kalojnë Lumin Ciherand në një varkë të simuluar nga druri i bambusit në fshatin Cilangkap, Indonezi

Udhëtimi 201 kilometërsh deri në një shkollë-konvikt përmes maleve në Pili, Kinë

Nxënës që ecin mbi litarë të shtrënguar 10 metra mbi një lumë në Padang, Sumatra, Indonezi

Nxënës të shkollave fillore që kalojnë një lumë me goma të fryra makinash, provinca Rizal, Filipine

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY