Shpëtim Idrizi dhe Halil Hyseni, në garë për kreun e PDIU-së

Shpëtim Idrizi dhe Halil Hyseni, në garë për kreun e PDIU-së

146
0
Shares

Kryetari aktual i PDIU Shpëtim Idrizi dhe zëvëndësministri i Jashtëm, Halil Hyseni do të kandidojnë për kreun e PDIU-së, pas një mbledhjeje që u zhvilua nga komisioni i vlerësimit të kandidaturave.

Komisioni shqyrtoi kandidaturat e ardhura nga degët dhe nga elektorati për Kryetar të PDIU-së si dhe kandidaturat për Kryetar të PDIU-së në nivel bashkie.

Kandidatët u zgjodhën duke zbatuar aspektin formal të përmbushjes së kërkesave të vendosura, si shkollimi i lartë dhe plotësimi i formularit të dekriminalizmit, ashtu dhe në aspektin cilësor duke zgjedhur kandidatët me integritet të lartë. Komisioni vendosi si kandidaturat më të spikatura për kryetar të PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe Halil Hyseni.

Dy kandidatët për Kryetar të PDIU-së do të bëjnë një dëgjesë publike ditën e enjte datë 19.05.2016 me elektoratin e PDIU-së ku jo vetëm do të shpalosin platformat e tyre por dhe do të ndërveprojnë me pyetje mbi këto platforma. Idrizi është diplomuar në Fakultetin Ekonomik të UT në vitin 1991 dhe ka një karrierë të gjatë dhe një CV të pasur si profesionale ashtu dhe politike. Idrizi ka pasur funksione të ndryshme drejtuese dhe prej vitit 2005 është deputet i Parlamentit dhe prej vitit 2015 nënkryetar.

Kandidati tjetër Hyseni është jurist në profesion dhe mban gradën shkencore doktor. Gjatë karrierës së tij Hyseni pasur funksione të ndryshme drejtuese dhe aktualisht mbulon pozicioni e zëvendësministrit të Jashtëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY