Zgjedhjet në Dibër në varësi të Shukri Xhelilit, ja pse!

Zgjedhjet në Dibër në varësi të Shukri Xhelilit, ja pse!

68
0
Shares

Shukri Xhelili ka edhe një mundësi që të shpëtojë nga ndëshkimi i Kryeministrit që e shkarkoi atë dy ditë më parë.

Sipas ligjit ai mund të bëjë një ankim në Gjykatën Kushtetuese. Ankimi bëhet brenda 15 ditëve pas publikimit të vendimit të shkarkimit në fletoren zyrtare.

Nëse Xhelili nuk do të bëjë ankim cfarë ka shumë mundësi të ndodhë atëherë Presidenti i Republikës duhet të shpallë një datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për Bashkinë e Peshkopisë.

Kodi Zgjedhor parashikon se në rast të ndërprerjes së mandatit, për shkaqet e parashikuara në nenin 115 të Kushtetutës (ndërprerje e mandatit para kohe), zgjedhjet mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit. Në rast ankimi të organit të shpërndarë ose të shkarkuar, zgjedhjet zhvillohen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga mbarimi i afatit që ka organi i shpërndarë për të ankimuar vendimin e Këshillit të Ministrave në Gjykatën Kushtetuese, kur kjo e drejtë nuk është ushtruar, ose data e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në rast se është ankuar në këtë gjykatë brenda afatit të nenit 115, pika 2 të

Kushtetutës. Në çdo rast, Presidenti i Republikës nxjerr dekretin jo më vonë se 48 orë nga njoftimi për ndërprerjen e mandatit”, thuhet në nenin 10, pika 3 e Kodit Zgjedhor.

Që ditën e djeshme dy partitë politike kryesore në vend kanë nisur përfaqësuesit e tyre në Dibër. Nga PD ishte Edi Paloka që zhvilloi takim me strukturat e opozitës në këtë bashki ndërsa nga PS ishte ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri.

PD nuk ka artikuluar ndonjë emër të mundshëm për bashkinë e Peshkopisë ndërkohë që PS është duke shikuar të kandidojë një grua pasi kandidimi i një burri mund ta vështirësonte garën e PS.

Prefektja e qarkut të Dibrës, Donika Hysenaj është ndër emrat e mundshëm.

Ajo ka reaguar ashpër ndaj skandalit seksual të kryebashkiakut Shukri Xhelili.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY