Historia e 18-vjeçareje e cila arriti t’i shpëtonte tentativës së pronarit të butikut ku ajo punonte për ta përdhunuar, rikthehet në emisionin “Me zemër të hapur” në “News24”. Kësaj here, vajza ka treguar provat që ajo pretendon se janë nga dita e ngjarjes, ku ajo mbante të veshura një palë pantallona të zeza dhe atlete. Vajza thotë se kur pronari i butikut e ka ndaluar mjetin me të cilin ata udhëtonin në afërsi të Mulletit dhe aty ka tentuar ta përdhunojë, ajo ka bërë rezistencë dhe madje është përleshur me të.
Këtë sipas vajzës e faktojnë edhe veshjet e saj të baltosura, të cilët thotë se mbajnë edhe gishtat e tij, pasi ai është përpjekur ta ndalojë.
“Kur tentoi të më përdhunonte, më thonte do të të vras. Ai ka qenë i dënuar edhe për prostitucion. Pas emisionit, më kanë ardhur prindërit e tij në banesën ku unë jetoja me qiranë Qytetin Studenti, dhe më kërkuan të falja djalin e tyre. Ata pretenduan se ishin në kushte të vështira ekonomike. Më thanë e kemi djalë të vetëm. Unë nuk kam asgjë me ata. Kërkoj vetëm drejtësi, të dënohet për atë që më ka bërë mua”, rrëfen vajza.
Ndonëse shprehet se ka besim tek drejtësia, vajza thotë se këto prova nuk i ka dorëzuar në polici për dy arsye. Së pari asaj nuk i ka kërkuar askush prova, edhe pse është marrë në pyetje nga policia, dhe nga ana tjetër thotë se këto prova nuk mund t’i dorëzojë, por vetëm t’i paraqesë e t’i marrë prapë, pasi ka frikë se mos ato dëmtohen apo nuk merren në konsideratë.
NGJARJA
Pronari i një butiku ka tentuar të dhunojë në afërsi të Mulletit shitësen 18-vjeçare, me të cilin kishte shkuar të furnizohej me mall për dyqanin.
Në afërsi të vendit të quajtur Mullet, siç ka rrëfyer vajza në polici, 40-vjeçari L.B, ka hapur krahun duke i thënë se do të pinte një cigare. Ai i ka ulur siguresat e dyerve dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie me të dëmtuarën jashtë vullnetit të saj. Vajza e ka kundërshtuar, e ka shtyrë, duke dalë menjëherë nga makina. Ajo ka kërkuar ndihmë të rastësishme në rrugë dhe më pas ka treguar historinë pranë patrullës së parë të policisë që i ka dalë përpara.
I pandehur B.L, lindur në vitin 1977, i hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg” akuzohet për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” mbetur në tentativë dhe “Marrëdhënie seksuale duke shpërdoruar detyrën” mbetur në tentativë, por ka mohuar gjithçka. Panorama
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/