Balili drejtoi trafikun me një numër grek

Balili drejtoi trafikun me një numër grek

67
0
Shares

Policia ka nisur të ndërtojë histori për trafikantin e dyshuar Klement Balili pasi hezitoi ta ndalonte atë.

E fundit që u publikua edhe nga një tv privat në Tiranë lidhet me faktin se Balili ka drejtuar trafikun nga një celular grek dhe se pa patur dosjen që lidhet me bisedat e tij ishte pamundur të ndalohej dhe arrestohej.

Burime pranë organit të akuzës kanë thënë se Balili nisur nga përgjimet e kryera në Tiranë nuk rezulton si i përfshirë në linjën e narkotrafikut, por hetuesit dyshojnë se gjatë gjithë kohës, ai ka përdorur një numër celulari grek. Për këtë, autoritetet nuk kanë kompetencë përgjimi, ndaj kanë dërguar letërporosi shtetit fqinj, për t’i vënë në dispozicion dosjen e hetimeve ndaj grupit ku përfshihet dhe Klemend Balili i njohur me pseudonimin Keli.

Për këtë procedurë, 45-vjeçari, nuk është shoqëruar, por mbajtur në vëzhgim deri në mbërritjen e dosjes dhe letërporosisë së autoriteteve greke, të cilat mund të përfshijnë atë në linjën e narkotrafikut.

Por edhe pse ai “mbahej nën vëzhgim” ka fluturuar duke i lënë policisë vetëm orarin e intervistës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY