Vrasja e Artan Cukut, shkon ne 100 milion lekë shpërblimi për identifikimin...

Vrasja e Artan Cukut, shkon ne 100 milion lekë shpërblimi për identifikimin e autorit

59
0
Shares

Policia ka ngritur shpërblimin për këdo që mund të japë të dhëna rreth vrasësit të ish-drejtorit të policisë së Vlorës, Artan Cuku.

Shuma nga 30 milion që ishte më herët ka shkuar në 100 milion lekë. Pak ditë më parë u publikua edhe një video ku dukej autori i veshur sportiv dhe me një kapele në kokë që largohej me shpejtësi në rrugë.

Shuma e madhe e parave ka sjellë një lumë telefonatash drejt policisë, por deri më tani asnjëra nuk ka ndonjë informacion të vlefshëm që mund të çojë në kapjen e autorit. Artan Cuku u vra para hyrjes së shtëpisë së tij, pak pasi ishte ndarë nga familja. Pista kryesore ku po heton policia është ajo e vrasjes për shkak të detyrës dhe çështjeve që Cuku kishte hapur ndaj kriminelëve të ndryshëm gjatë kohës kur ishte në detyrë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY