Flet gruaja e Shukri Xhelilit: Biseda me burrin natën kur doli video

Flet gruaja e Shukri Xhelilit: Biseda me burrin natën kur doli video

52
0
Shares

“Asnjëherë nuk e kam menduar të divorcohem nga bashkëshorti. Ai është një njeri i mrekullueshëm, punëtor dhe korrekt”.
Kështu shprehet në një intervistë për “Panorama” bashkëshortja e kryebashkiakut të Peshkopisë, Shukri Xhelili, i cili në ditët e fundit ka përjetuar një situatë të vështirë, pas videos që qarkulloi nëpër media.
Për Tefta Xhelilin, nuk ka qenë e lehtë të përballojë gjithë këtë histori, por siç ajo shprehet, tashmë është e qartë se gjithçka që ka ndodhur është një inskenim për të goditur politikisht të shoqin dhe për t’i marrë atij Bashkinë.
“Natën e publikimit të videos Shukes iu drejtova me fjalët: ‘Ngrije kokën lart. Do të më kesh në krah deri në vdekje’”, shprehet Tefta Xhelili.
Duke folur për “Panorama”, ish-zonja e parë e Peshkopisë shprehet se bashkëshorti i saj po goditet nga persona me pushtet politik, ekonomik dhe ndoshta më tej, të cilët synojnë të marrin Bashkinë e Dibrës.
“Pas kësaj që ndodhi, familja Xhelili do të jetë më e bashkuar, më e fortë dhe më solide. Jam e befasuar kur shoh në disa media kolegë dhe vartës të Shukriut që çfarë nuk thonë e sajojnë, ndërkohë që kur ai ishte në detyrë, i serviloseshin dhe i rrinin pas ngado”, shprehet më tej ajo.
Gjatë gjithë reagimit, bashkëshortja e kryebashkiakut shprehet në krah të të shoqit. Edhe gjatë këtyre ditëve, sipas të njohurve të saj, ajo e ka demonstruar më së miri këtë mbështetje, duke pritur e përcjellë mjaft miq të familjes, të cilët i kanë qëndruar afër Shukri Xhelilit. Tefta Xhelili, nëna e dy djemve, vjehrra e dy nuseve dhe një mbese, thotë se i shoqi i ka kërkuar ndjesë me mënyrën e tij, pas publikimit të kësaj videoje.
“Shukriu gjatë gjithë kohës më thoshte se ‘e di që të kam vënë në siklet’. Unë do ta mbështes tim shoq. Edhe fëmijët nuk janë ndjerë mirë, por të gjithë së bashku po i kapërcejmë këto momente të vështira”, shprehet më tej Tefta Xhelili.
Ajo nuk e përmend në asnjë moment vajzën 20- vjeçare, protagoniste e videos që tashmë bëri bujë mediatike. Gjatë këtyre ditëve, ajo nuk është paraqitur në punë, ndërsa ka pritur e përcjellë ata që familja e saj i konsideron miq të vërtetë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY