Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Tiranë, polici rreh kunatën, i biri sulmon me armë shtëpinë e xhaxhait

16/05/2016
FOTO/ Tiranë, polici rreh kunatën, i biri sulmon me armë shtëpinë e xhaxhait
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një grindje mes të afërmeve ka ndodhur në Farkë. Për pasojë janë arrestuar tre persona, anëtarë të së njëjtës familje. Ndër të arrestuarit, njëri ishte efektiv polici, ndërsa ën pranga kanë përfunduar i biri i tij dhje bashkëshortja.
Ka qenë një grindje e të birit me djalin e xhaxhait të tij, që u pasua edhe me sulm me armë ndaj banesës së xhaxhait. Në këtë moment është përfshirë edhe babi polic, i cili pas konfliktit me të vëllanë, i ka dhunuar fizikisht atij bashkëshorten.
Ndërkohë, bashkëshortja e policit, ka tentuar të zhduke gjurmët e krimit, duke mbledhur gëzhojat e qitura nga arma automatike e të birit.

Njoftimi i Policisë


makina, farkeMë datë 15. 05. 2016, nga Specialistët e Komisariatit të Policisë nr 1 në bashkëpunim me Sh. Ç. B . A., kanë bërë arrestimin e shtetasve:
1. Xhevdet Aga, 61 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë trup shërbimi pranë stacionit të Policisë Farkë, Komisariati i policisë nr 1, (Neni 130/a)
2. Shkelqim Aga, 37 vjeç, banues në Tiranë, (Nenet 84, 274 dhe 278/3)
3. V. Aga, 61 vjeçe, banuese në Tiranë, (Neni 301)
Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi, më datë 15.05.2016, në Farkë të Madhe, shtetasi H. Aga, duke udhëtuar me mjetin e tij, pranë xhamisë në Farkë të Madhe, është goditur nga mbrapa nga mjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin Shkëlqim Aga (kushërinj të parë), ku më pas janë konfliktuar me mjete të forta, si pasojë H. Aga është dërguar në SQUT, për mjekim.
Shkëlqim Aga, i biri i Xhevdet Agës, ka shkuar në banesën e tij dhe ka marrë një armë zjarri tip automatik dhe ka shkuar te banesa e shtetasit A. Aga, babai i të dëmtuarit (vëllai i Xhevdetit).
Pas konfliktit verbal me A. Aga dhe bashkëshorten e tij shtetasen S. Aga, ka qëlluar me armë muret rrethuese të banesës së A. Aga dhe është larguar.
Më pas ka vijuar konflikti midis shtetasve Xhevdet Aga me të vëllanë A. Aga dhe nusen e tij S. Aga, ku kjo e fundit është dhunuar fizikisht nga Xhevdet Aga.
Nga hetimet e kryera si dhe nga kqyerja e vendit të ngjarjes është faktuar se shtetasja V. Aga (e ëma e shtetasit Shkëlqim Aga), ka mbledhur gëzhojat e armës në vendin e ngjarjes dhe ka bërë fshehjen e tyre.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar:
– një armë zjarri tip kallashnikov me dy krehra dhe 21 copë fishekë
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga Nenet 130/a, 84, 274, 278/3 dhe 301.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

11/05/2026
Rama rrëfen debatin për IBAR në Këshillin Evropian: Presion mbi piketat përmbyllëse

Rama rrëfen debatin për IBAR në Këshillin Evropian: Presion mbi piketat përmbyllëse

11/05/2026
Berisha publikon lajmet e medieve të huaja për protestën e 8 majit: Shqiptarët nuk pajtohen me vjedhjet

Berisha publikon lajmet e medieve të huaja për protestën e 8 majit: Shqiptarët nuk pajtohen me vjedhjet

11/05/2026
Policia arreston 11 protestues, 15 të tjerë në procedim. Mbrohen dhunuesit e Kalasë duke proceduar gazetarin

Apeli liron nga qelia protestuesit e opozitës

11/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

11/05/2026
Rama rrëfen debatin për IBAR në Këshillin Evropian: Presion mbi piketat përmbyllëse

Rama rrëfen debatin për IBAR në Këshillin Evropian: Presion mbi piketat përmbyllëse

11/05/2026
Berisha publikon lajmet e medieve të huaja për protestën e 8 majit: Shqiptarët nuk pajtohen me vjedhjet

Berisha publikon lajmet e medieve të huaja për protestën e 8 majit: Shqiptarët nuk pajtohen me vjedhjet

11/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.