Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i ka dorëzuar sot kryeprokurorit Adriatik Llalla rekomandimet e qeverisë për politikat penale . Takimi u zhvillua në Prokurorinë e Përgjithshme
Gjatë fjalës së tij, ministri i Drejtësisë, i ka bërë thirrje Prokurorisë së Përgjithshme që të jetë aktive në hetimin e veprimtarisë së grupeve kriminale dhe sekuestrimin e pasurive të vëna nga aktivitete të paligjshme.
Gjithashtu ministri kërkoi hetim dhe për zyrtarë të nivelit të lartë.
“Kërkojmë hetim të plotë për të gjithë dhe për këdo pavarësisht shkallës së hirearkisë që gjendet në administratën shtetërore. Mos kini frikë. Hetimi është e domosdoshme. Kryeni veprimtari hetimore të pavarur nga ekzekutivi. Nxisim hetim të shpejtë të çdo episodi apo dokumenti që shfaqet apo ekspozohet publikisht apo në rrugë të tjera, të hetohet me profesionalizëm. Jam i bindur se pas hetimit profesional ka dhe ndëshkim shembullor. Të shtohet numri i zyrtarëve të lartë në hetim, duke nisur edhe nga ministri i Drejtësisë, nëse ka nevojë. Ka përfunduar koha kur ekzekutivi refuzon të zbatojë urdhrin e prokurorisë. Urdhri i prokurorisë është ligj dhe i detyrueshëm për qeverinë”, tha ministri.
Gjithashtu, Manjani theksoi se është prokuroria ajo që drejton ndjekjen penale duke ndërhyrë kështu në akuzat dhe kundër akuzat mes Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/