FOTO GALERI/ Agjencia Kombëtare e Mjedisit: Ja plazhet më të ndotura

FOTO GALERI/ Agjencia Kombëtare e Mjedisit: Ja plazhet më të ndotura

57
0
Shares

Image Gallery

Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka publikuar hartën e plazheve të bregdetit shqiptar, duke i vlerësuar ato sipas cilësisë së tyre. Nga harta e publikuar mbi monitorimin e plazheve, bie në sy fakti se janë 53 plazhe me cilësi të shumë të mirë, në krahasim me 12 plazhet që janë vlerësuar me cilësi të keqe.

Nëse i referohemi hartës në fjalë, ku cilësia e plazheve korrespondon me ngjyrat përkatëse, blu për plazhet me cilësi shumë të mirë, jeshile për plazhet me cilësi të mirë, e verdhë për ata me cilësi të mjaftueshme dhe e kuqe për plazhet me cilësi të keqe, kuptojmë që plazhet në Shqipëri tashmë vlerësohen si shumë të mira, por pa përjashtuar edhe ato zona në të cilat ka ende problematika.

Këto të fundit janë evidentuar kryesisht në bregdetin e Durrësit dhe Durrës-Kavajë. Ato janë plazhet e njohura si Majami, Kompleksi Xhardino, Lokali Reshatit dhe Fusha e Sportit. Në zonën e Durrësit janë evidentuar dy plazhe të këqija: Ministria e Rendit dhe Tropikali. Në Vlorë janë evidentuar dy plazhe problematikë, Shkolla e Marinës dhe Plazhi i Ri. Dy plazhe të këqija janë evidentuar gjithashtu edhe në Sarandë, Plazhi i Ri dhe Kanali i Cukës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY