Mbrojtja e Klement Balilaj nga Saimir Tahiri, përjashtoi Shqipërinë nga aksioni ndërkombëtar...

Mbrojtja e Klement Balilaj nga Saimir Tahiri, përjashtoi Shqipërinë nga aksioni ndërkombëtar i DEA-s

126
0
Shares

“Sot është dita e katërt e arratisjes së Klement Balilajt i akuzuar si një prej krerëve të trafikut ndërkombëtar të drogës, ndërkohë që paturpësisht Tahiri doli e foli për suksese. Tahiri ishte përjashtuar nga ky aksion ndërkombëtar, i organizuar nga policia greke, nga DEA amerikane dhe polici të vendeve të tjera të BE-së, për shkak të lidhjeje të drejtpërdrejta me atë që u quajt nga mediat dhe CNN si ‘Eskobari i Ballkanit’”, u shpreh në emër ët PD-së sot, Arben Ristani, sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie.
Më tej Ristani deklaroi se nga ana shqiptare, jo vetëm ndihmë që nuk u ofrua, por prej saj edhe u pengua ku operacion.
“E megjithatë Tahiri, Rama dhe krerët e tyre të policisë u bënë pjesë e këtij aksioni duke e dëmtuar atë, duke ndihmuar njeriun e tyre, Kelement Balili, ti shpëtojë kërkimit, duke e ndihmuar të arratiset.
Qëndrimet kontradiktore të policisë, për hetimin e organizatës kriminale tregojnë se ata janë kompromentuar për shkak të lidhjeve të Balilajve me drejtues të lartë politikë në vend, me Tahirin në veçanti. Ndërkohe që policia greke ka nxjerrë urdhër ndalimi duke përmendur me emër dhe mbiemër, Klement Balilajn, i njohur me pseudonimin Keli, si një prej krerëve të trafikut ndërkombëtare të drogës, Policia shqiptare nuk e di nëse ky person është apo jo nën hetim. Ndonëse pjesa me e madhe e anëtarëve të organizatës janë arrestuar, Policia e Shtetit nuk ka bërë asnjë prej atyre deklaratave zyrtare të saj, ku ajo mburret për gjoja suksese në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar, siç vrapoi ta quante në fillim të publikimit të të dhënave”.
Duke i numëruar edhe lidhje të tjera ët dyshimta të Simir Tahiritme eksponentë të krimit dhe trafiqeve, Ristani ripërsëriti kërkesën, “emergjente” për largimin sa më parë të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
“Dhe e gjitha kjo ka vetëm një shpjegim. Autoritetet shqiptare janë përjashtuar nga hetimi pasi janë vërtetuar lidhjet e Balilajt me politikanë të lartë dhe është vërtetuar mbrojtja që i japin atij drejtuesit e Policisë së Shtetit në trafikun e drogës. Lidhja dhe mbrojtja që Klement Balilaj ka, quhet Saimir Tahiri.
Është ky ministër, i njohur si mburojë e trafikantëve dhe e krimit prej tre vitesh, nga Viluni, te Habilajt, nga Durim Bami te Shullazi, nga Marku te Arben Frroku, e së fundmi tek Eskobari Balili. Lidhjet e Saimir Tahirit me bandat kriminale dhe organizatat e narkotrafikut janë tashmë të njohura edhe nga partneret tanë europianë dhe amerikanë. Është emergjente që ai të largohet një orë e më parë nga detyra, e një hetim i plotë e i gjithanshëm të nisë për lidhjet e tij kriminale”, përfundon Ristani.
arben ristani, 17 maj

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY