Greqia ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj Klement Balilit, i konsideruar nga autoritetet greke si lideri i në prej grupeve më të mëdha të trafikimit të drogës në Europë.
Urdhri është lëshuar 48 orë më vonë nga se pritej nga prokurorët dhe menjëherë ky urdhër është dërguar në të gjitha vendet e Europës dhe Shqipëri.
Disa ditë më parë nga një kontroll i ushtruar në banesën e tij në Delvinë, të afërmit të 44-vjeçarit thanë për Policinë se nuk kanë dijeni për vendndodhjen e tij.
Nga hetimet e deritanishme të autoriteteve greke rezulton se Balili ka llogari bankare në 10 vende të ndryshme të Evropës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/