“Reforma në drejtësi jetike, problemi më kardinal krimi i lidhur me qeverinë”

“Reforma në drejtësi jetike, problemi më kardinal krimi i lidhur me qeverinë”

46
0
Shares

“Reforma në drejtësi është jetike për vendin dhe progresin e tij drejt BE”.
Kështu është shprehur ish-Kryeministri Sali Berisha, ndërsa ka pritur sot në një takim Thomas  O’Melia, ndihmës administrator i USAID për Europën dhe Euroazinë, i cili shoqërohej nga ambasadori amerikan, Në këtë takim u diskutua për reformën në drejtësi, për të cilën Berisha shprehu falënderimet për mbështetjen e ambasadorit Lu dhe të qeverisë amerikane.
Sipas Berishës, reforma u shty dhe u ngadalësua shumë pasi Edi Rama, duke i bërë vendit një dëm shumë të madh, refuzoi konsensusin dhe doli me tezën se në Shqipëri nuk është punuar ndonjëherë me konsensus, në një kohë që çdo reformë e madhe në këtë vend, në këto 25 vite, është bërë vetëm me konsensus.
Ish-kryeministri vuri në dukje se nga ana tjetër, problemi më kardinal me të cilin sot përballet vendi është krimi, krimi i lidhur me nivelet më të larta të qeverisë, i cili po rrënon çdo ditë reputacionin e Shqipërisë dhe që kërcënon si stabilitetin e vendit ashtu dhe progresin drejt BE-së.
Berisha u ndal edhe tek rastin i Klemend Balilit në Sarandë, duke i thënë zyrtarit amerikan se ai u lejua qëllimisht të arratisej nga vendi, ndërsa konsiderohet nga mediat greke si Eskobari i Ballkanit.
“Autoritetet policore shqiptare, pas këtij lajmi, u thanë shqiptarëve se prej disa muajsh, ata, së bashku me partnerët, po e hetonin këtë rast ndërkohë që Klement Balilit i dhanë të gjitha mundësitë për të ikur nga Shqipëria, dhe pasi përcollën jashtë vendi u thanë se nuk kishte asnjë problem”, u shpreh Berisha.
Sipas zyrës së shtypit të ish-kryemsitrit, ai theksoi gjithashtu qeveria ka bashkëpunuar me kriminelë si Emiljano Shullazi dhe Arben Frrokut, për të cilët, u shpreh se u denoncuan publikisht nga ambasadori Donald Lu.
Për të gjitha këto, Berisha tha se “bashkëpunimi në fushën e zbatimit të ligjit me qeverinë amerikane është jashtëzakonisht i rëndësishëm”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY