NASA parashikon se 2016-ta do të jetë viti më i ngrohtë i...

NASA parashikon se 2016-ta do të jetë viti më i ngrohtë i të gjitha kohëve

50
0
Shares

NASA ka publikuar të dhëna shqetësuese, sipas të cilave prilli i sivjetshëm ishte më i ngrohti qysh se maten temperaturat, ndërsa marsi më i ngrohti nëm 136 vjetët e fundit.

Këto të dhëna tregojnë se rritja globale e temperaturave është konstante dhe kjo duhet të jetë arsye serioze për shqetësimin e botës.

Agjencia Amerikane më herët kishte njoftuar se tetori, nëntori e dhjetori i 2015-es dhe janari e shkurti i 2016-es kishin përmbysur rekordet e temperaturave globale dhe se ky trend do të vazhdojë.

Siç thekson NASA në raportin e saj më të ri, temperatura në novel global në prill të vitit 2016 ishte më e lartë 1.1 për qind në krahasim me matjet nga vitet 1951- 1980, ndërsa janari kështu bëhet muaji i gjashtë me radhë që ka kaluar temperaturat e matura më parë, transmeton Koha.net Indipendentin.

“Aktualisht ndodhemi në pozicionin që nuk e dimë si do të shkojnë punët. E kemi ditur se El Nino ka ndikim, por mendojmë se askush nuk ka pritur në rritje të tillë”, tha meteorologu Eric Hollthaus.

Ai tha se ekspertët konsiderojnë se temperatura globale në vitin e fundit është rritur për 25 për qind në krahasim me matjet nga viti 1880.

Gavin Schmidt, drejtor i Institut për kërkime kozmike të NASA-s thotë se shkencëtarët janë të sigurt se viti 2016 do të jetë viti më i ngrohtë i të gjitha kohëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY