Klipi më i ri i ngjashëm ajo e veshi në “Met Gala” 2016, event ku shfaqej shumë e qeshur. Ka disa muaj që shkruhet në mediat botërore se Rita Ora ka qenë një një lidhje me Jay Z, i cili dihet që është bosi i “Live Nation” e bashkëshorti i Beyonce.
Ka shërbyer klipi “Lemonade” që Rita të bjerë pre e mediave në mbarë botën, të cilët aludojnë se është ajo Becky, që i referohet Beyonce në këngën e saj për tradhëtinë e burrit. Por Rita ka vendosur të përgjigjet me foto për të vërtetën e kësaj historie. Ajo ka nisur sulmin nëpërmjet rrjeteve sociale duke vazhduar lojën e saj, si vajza që hyri në mes të çiftit të martuar.
Pak ditë më parë u fotografua me të njejtën këmishë dhe fund nga Gucci, që Beyonce ka veshur në klipin e këngës së saj “Formation”, ndërsa më vonë postoi në Instagram posterin e filmit të famshëm “Ash Wednesday”, me protagoniste Elizabeth Taylor. Filmi ka në qendër një grua e moshës së mesme, e cila shqetësohet se ndoshta burri do e braktisë, dhe e dëshpëruar për të shpëtuar martesën e saj vendos të bëjë ndërhyrje estetike për t’u rinuar. Mënyra e vetme sipas saj për të mbajtur afër burrin është të rigjenerojë apo perfeksionojë pamjen.
Ende nuk ka asnjë koment zyrtar nga zëdhënësit e treshes së përfshirë në këtë skandal tradhtie, përkatësisht Rita Orës, Jay Z dhe Beyonce edhe pse palët janë kontaktuar nga mediat. Kështu që ende nuk dihet nëse është apo jo Rita Ora ajo “Becky me flokë të bukura” nëse i referohemi tesktin të këngës së Beyonce. Kjo nuk është hera e parë që Jay Z përflitet se tradhton gruan e tij të bukur dhe seksi.
Pak kohë më parë mediat zbuluan se si pasojë e një tradhtie me Rihannën, ata kishin qëndruar të ndarë për një vit, ndarje që e kishin mbajtur të fshehtë. Kjo tradhti e ndodhur në vitin 2005 kur Jay Z mori nën menaxhim këngëtaren Rihanna doli në shesh para një viti, pas publikimit të biografisë së paautorizuar me titull “Beyonce: The Untold Story”, të shkrimtarit J Randi Taraborrelli.
Pas këtyre historive të gjithë fansat e çiftit janë kuriozë të mësojnë më shumë për martesën e Jay Z, 46 vjeç dhe Beyonce 36 vjeçe, tashmë prindër të vajzës Blue Ivy. Beyonce që mediat botërore e kanë cilësuar si skandali “Lemonade”, tashmë po vërtetohet dhe nga këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, se mund t’i dedikohet asaj.
Thashethemet se Beyonce ia dedikon këngën e re Ritës, si femra me të cilën e ka tradhtuar burri Jay Z, i ka konfirmuar në një farë mënyre Rita, e cila tashmë vishet si Beyonce në klipin e tradhtisë dhe të tjera klipe të saj. /express/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/