FOTO/ Athinë, policia greke pranga 3 shqiptarëve, ju gjen kokainë, heroinë dhe...

FOTO/ Athinë, policia greke pranga 3 shqiptarëve, ju gjen kokainë, heroinë dhe euro në banesë

68
0
Shares

Policia greke ka asgjësuar një tjetër grup të trafikut të drogës, që përbëhej nga tre shtetas shqiptarë.
Ata janë arrestuar të hënën e 17 prillit, në Egaleo të Athinës, ndërsa dosja penale përfshin edhe 19 persona të tjerë, kombësia e të cilëve nuk është bërë e ditur.
Sipas komunikatës së policisë, njeri prej të arrestuarve, i moshës 38 vjeç, e sillte drogën nga Shqipëria, duke e kaluar përmes pikës kufitare të Kapshticës dhe të fshehur në vend të nuk mund të diktoheshin të automjetit.
Droga, pasi përzihej me një substancë të panjohur, hidhej në treg. Ende nuk dihet se cila është sasia e plotë që ka trafikuar grupi.
Gjatë kontrollit në banesat dhe automjetet e tre shqiptarëve të arrestuar, janë sekuestruar 25 kg kanabis, 3,5 kg heroinë, 130 gr. kokainë, 39 kg nga një substancë që përzihet me drogën, një shumë 4.850 euro, shënime të ndryshme mbi shitblerjen e drogës dhe 3 automjete.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY