Reagon Bora Kokëdhima pas akuzave të gazetarit nga Kosova

Reagon Bora Kokëdhima pas akuzave të gazetarit nga Kosova

48
0
Shares

Është bërë personazhi i të gjitha lajmeve ditën e sotme stilistja Bora Kokëdhima për shkak të një ​deklarate të ashpër që gazetari i njohur kosovar, Milaim Zela, bëri kundër saj.

Por Anabel.al kontaktoi Borën për të ditur dhe versionin e saj rreth asaj çfarë ndodhi vërtet në Eurovisionin kaq të komentuar të këtij viti. “Nuk jam shumë në dijeni të lajmeve, por unë e dija që komente do kishim. Komente ka patur që në fillim, negative dhe pozitive.

Në fund të fundit, s’mund t’i kënaqësh të gjithë “Unë detyrën time e kam bërë deri në fund dhe siç e patë të gjithë, Eneda në skenë doli e veshur” deklaroi Bora.

Ndërkohë edhe përsa i përket akuzave se u kthye në Tiranë përpara përfundimit të spektaklit, që sipas Zekës, një gjë e tillë e la Enedën të shokuar, vetë Bora tha: “Unë shtyva afatin e koleksionit tim për të qëndruar pranë stafit.

eneda

U ktheva se s’mund ta vonoja më shumë”. Komunikimi i Anabel me stilisten vjen ll pas komentit që gazetari i njohur kosovar Milaim Zeka bëri ditën e së hënës në faqen e tij në Facebook.

“Nuk është shkruar përshembull që stilistja Bora Kokëdhima, vetëm që nuk ishte lejuar të futej në “Green room”, e ofendoi Enedën në mënyrën më të poshtër, duke dashur edhe të ja merrte fustanin.

Ajo madje, pra Bora Kokëdhima, u kthye në Tiranën me datën 11, duke e shokuar këngëtaren, që po të isha në vendin e Tarifës, do ta refuzoja ngjitjen në Skenë…!”,shkruan Milaimi duke i’u bashkangjitur kështu komenteve të shumta që janë bërë për pjesëmarrjen e Shqipërisë këtë vit në festivalin më të rëndësishëm europian të këngës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY