RRËFIMI/ Shkova në shtrat me….

RRËFIMI/ Shkova në shtrat me….

115
0
Shares

Përshëndetje redaksia e gazetës “Intervista”! Jam Suela (faktikisht, ky nuk është emri im i vërtetë, por dua të mbetem anonime). Historia që do t’ju tregoj ka rreth një javë që më ka ndodhur. Nuk i kam folur askujt për këtë gjë, ndaj dhe zgjodha gazetën tuaj për t’u rrëfyer, sepse kam me të vërtetë shumë nevojë. Kjo që kam bërë më bën të ndihem shumë në faj sepse në këtë lëmsh të madh që u krijua janë në lojë ndershmëria ime, i dashuri im, personi tjetër që kishte gjithashtu një pjesë të fajit dhe familja e tij. Unë dua që atyre që janë lënduar t’u kërkoj të falur, por besoj se kjo nuk ka për të ndodhur asnjëherë drejtpërdrejt sepse nuk kam guximin e duhur për ta bërë këtë gjë.

Jam studente në vit të parë në një fakultet të Tiranës. Ky është viti i parë që banoj këtu sepse kam lindur e jam rritur në Lushnjë. Kam marrë një shtëpi me qira bashkë me tre shoqe të miat, që gjithashtu janë nga Lushnja.
Jo shumë kohë pasi erdha këtu u lidha me një djalë të klasës sime, i cili më pëlqeu që në momentin e parë që u pamë. Filluam të dilnim për kafe dhe ai më pëlqeu. Kështu, u lidhëm. Kam kuptuar që kam një ndjenjë të veçantë për të dhe i kam treguar edhe mamit e motrës ne Lushnjë. Edhe ai më do shumë dhe më ka premtuar që kur të mbarojmë shkollën e lartë do fejohemi.
Sapo u mbyll sezoni i provimeve të cilat unë kisha synimin t’i merrja me rezultate sa më të larta. Edhe në gjimnaz kam patur nota shumë të mira se gjithnjë kam qenë tip studioz. Sigurisht që leksionet e universitetit janë më të vështira, por unë mësova për ditë të tëra. Kam ndjekur me interes çdo leksion dhe nuk kam munguar asnjëherë nëpër seminare. Nga të gjitha lëndët vetëm njërën e kisha paksa të vështirë për ta kuptuar. Kisha dëgjuar të flitej se ai profesori që ma jepte këtë lëndë ishte shumë i rreptë, sa edhe pesën me zor ta vinte. Përveç këtyre më kishin ardhur edhe llafe të tjera në vesh që ngacmon shumë gocat etj. Në fakt, gjatë orëve të mësimit me të mua nuk më ra në sy një gjë e tillë, bile ai më dukej shumë i sertë me femrat. Edhe në korridor nuk i fliste asnjeriu. Pyetjeve të testit të atij provimi mendoja se u isha përgjigjur shumë mirë, ndaj edhe u habita kur profesori më kishte vlerësuar me notën katër.
Gjithsesi, vendosa të mësoja edhe më shumë që në riprovim (se me këtë kartën e re të Bolonjës ke të drejtë ta japësh provimin dy herë brenda sezonit nëse ke ngelur) të mund të merrja notën që dëshiroja. Datën e riprovimit kur hyra në klasë, profesori shpërndau fletët dhe tha:
“Ju uroj suksese!”
Më pas buzëqeshi edhe pa këtej nga unë.
“Ua”, thashë me vete, “hera e parë që e shoh këtë njeri të buzëqeshë!”
Unë fillova të shkruaja, por sa herë ngrija kokën vija re që ai më hidhte ca vështrime të çuditshme. Pastaj, këto shikime po bëheshin më të shpeshta dhe po më bezdisnin aq shumë sa i thashë vetes: “Shkruaj aty shpejt dhe mos e shih më!”.
Kur mbarova dhe dorëzova fletën ai më tha me zë të ulët:
“Prit aty jashtë!”
Unë dola dhe po mendoja “Po ky?”. Atëhere m’u kujtuan fjalët që kisha dëgjuar për të, por nuk doja të besoja se ishin të vërteta. Gjithsesi, mendova se duhet të prisja. Pas dy minutash ai doli në korridor dhe pasi pa rreth e rrotull se mos kishte njeri, më tha:
“Suela, unë e pashë që tek provimi i parë nuk kishe dalë mirë dhe edhe në këtë të dytin s’besoj se do kesh ndonjë përmirësim. Tani është vetëm në dorën tënde në do ta kalosh apo jo!”.
Dhe nënqeshi.
Më kërkoi numrin e telefonit dhe nuk e di çfarë më shtyu t’ia jepja. Mbase fakti se unë kisha shumë nevojë për një notë të mirë (sepse e di që do të më duhet mesatarja për një vend të mirë pune në të ardhmen). Ju do mendoni se ky nuk është një justifikim, por duhet të keni parasysh se ai nuk më la shumë mundësi zgjedhjeje. Po sikur edhe në vjeshtë kur unë ta jepja prapë atë provim, ai të më ngelte prapë?
Atë pasdite e kisha lënë me të dashurin për t’u takuar dhe kur po pinim kafe e ndjeja veten shumë në faj. Mendoja se kisha bërë një gabim të madh që i kisha dhënë atij njeriu numrin tim të telefonit. Në një moment profesori më dërgoi një mesazh. Kur i pashë emrin, sa s’më ra pika. Më iku fare ngjyra e fytyrës, por instiktivisht e gënjeva të dashurin tim duke i thënë që ishte mesazh nga mami që më thoshte se kisha vëllain të sëmurë. I thashë që më duhej te ikja në mes të javës që ta shihja.
Në mbrëmje kur rashë të flija, më erdhi një tjetër mesazh nga profesori. E lamë të takoheshim të nesërmen.
Atë natë nuk vura gjumë në sy. Shoqja e dhomës më pyeti se përse isha kaq e mërzitur, por unë as asaj nuk i tregova të vërtetën. I thashë se isha në merak për vëllain që e kisha të sëmurë.
Të nesërmen u takova me profesorin dhe vajtëm në një motel. Kurrë nuk më ka ardhur aq ndoht nga vetja ime sesa në ato momente që kaluam aty e që mua m’u dukën aq të gjata. Më tha që ishte i martuar dhe që kishte dy fëmijë. Ndërsa ai më puthte dhe më prekte, mendoja se ç’mëkat të madh po bëja, por nuk kisha aq forcë sa t’i kërkoja të ndalonte.
Edhe pse e di që për të nuk mund të jetë as hera e parë e as e fundit që tradhton gruan e tij, ndihem në faj që në një nga ato herët e tij të pështira isha edhe unë.
Ndihem në faj karshi prindërve të mi, të cilët edhe pse nuk do ta marrin vesh kurrë kanë një vajzë që ka bërë një herë në jetën e saj një gjë kaq të ulët, por… Mbi të gjitha ndihem në faj karshi te dashurit tim, i cili më beson verbërisht dhe atë ditë që unë po qëndroja me profesorin, mendonte se isha tek vëllai i sëmurë! Sinqerisht, më vjen shumë turp për atë që kam i kam bërë vetes dhe të tjerëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY