Ftesa e opozitës për konsensus, ja partitë që i thonë “po”

Ftesa e opozitës për konsensus, ja partitë që i thonë “po”

101
0
Shares

Partia Republikane dhe ajo Agrare Ambientaliste kanë bërë mesditën e sotme një ftesë për të gjitha partitë parlamentare me qëllim arritjen e konsensusit për zgjidhjen e krizës politike.
Partia Demokratike i është përgjigjur pozitivisht ftesës së bërë nga aleatët e saj opozita për një tryezë konsensusi të thirrur mbrëmjen e sotme në zyrat qendrore të Kuvendit të Shqipërisë.
“Partia Demokratike konfirmon që do të marrë pjesë sonte në tryezën e partive parlamentare dhe do të përfaqësohet nga kryetari Lulzim Basha”, thuhet në një njoftim të bërë për median nga selia blu.
Burime nga dy partitë e opozitës që janë edhe nismëtare të kësaj tryeze thanë se deri më tani, edhe disa prej krerëve të partive tw tjera i janë përgjigjur pozitivisht ftesës.
Kështu kreu i LSI-së, Petrit Vasili i është përgjigjur ftesës dhe do të jetë në tryezë. Përgjigje pozitive kanë dhënë edhe kreu i LIBRA-s, Ben Blushi dhe i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, si dhe kerët e partive opozitare, Dashamir Shehi, Nard Ndoka, etj
Pritet përgjigje edhe nga krerët e tjerë të partive.
Tryeza e konsensusit është thirrur në orën 20:00 në kryesinë e Kuvendit.
DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY