Itali, shqiptarja e përdhunuar organizoi një protestë, fjalimi i saj përloti të...

Itali, shqiptarja e përdhunuar organizoi një protestë, fjalimi i saj përloti të gjithë të pranishmit

65
0
Shares

Besjana Kosturi vajza e ish- profesorit Vladimir Kosturit ështëviktimë e përdhunimit në Itali. E cila u mor me forcë dhe u mbajt në një kamp romësh ku dhe u abuzua seksualisht me të. Ajo sot ka organizuar një protestë në Itali ku qindra persona janë mbledhur për ta mbeshtetur. E ku me fjalët e saj përloti jo vetëm të pranishmit por me mijëra njerëz që u njohën me historinë e saj.

Falenderimet për pjesëmarrësit në tubim ishin të shumta nga ana e 27-vjeçares, por në fjalimin e saj , Besjana kujtoi edhe personat që i kanë dalë kundër për faktin që ajo ka dalë me fytyrë. “Unë i them që nuk më vjen turp për atë që më ndodhi, sepse nuk kam asnjë faj për atë çka ndodhi”, tha shqiptarja ku shpesh përlotej në ato çka thoshte.

Dy histori tronditëse në jetën e saj janë arsye pse sipas Besjanës vajzat duhet të ngrënë zërin për të denoncuar historitë e abuzimit me to.

E para është e mikes së saj e cila e mbylli jetën në moshën 23-vjeçare. “Ajo ishte më e fortë se mua kur ishim të vogla, ajo më mbronte gjithmonë. Ajo sot nuk është këtu sepse është viktimë e një qenie që nuk mund të quhet njeri por as kafshë se as kafshët nuk sillen kështu. Për të dhe për të gjitha të tjerat ju ftoj të flisni dhe të reagoni”, u shpreh Besjana.

27-vjeçarja u rrëmbye në mes të rrugës nga dy pjesëtarë të komunitetit rom, u drogua, dhunua e përdhunua përgjatë gjithë natës, ndërsa në rrëfimet e saj ajo ka treguar se, kishte dëgjuar përdhunuesit të thonin se do ta vrisnin.

screenshot-1_1463418240-8417587

I ati i saj, Vladimiri e ndoqi nga afër protestën sensibilizuese për kauzën e vajzës. Edhe ai ka një apel për të bërë: Të mbyllen kampet e romëve.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY