Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FIKS FARE/Inspektori, një librezë shëndeti për 3 mijë lekë

16/05/2016
FIKS FARE/Inspektori, një librezë shëndeti për 3 mijë lekë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gazetarët e “Fiks Fare” mësuan se në Institutin Shëndetësor Shtetëror është një inspektor që kundrejt pagesës të jep në dorë librezën e shëndetit dhe çdo lloj certifikate për të cilën ka nevojë një biznes.

Inspektori Elion Karaj të siguron librezën e shëndetit brenda ditës duke plotësuar edhe shënimet e mjekëve specialistë në librezë.

Gazetarët ju drejtuan këtij institucioni duke kërkuar inspektorin Elion Karaj. Pas takimit me inspektorin Karaj, gazetarët u prezantuan si pronarë të një lokali të cilët ligji i detyron të pajisin punëtorët me librezë shëndeti.

Gjatë bisedës inspektori ju tregon që për të dalë libreza e shëndetit ka një afat kohor prej 3 ditësh. Pyetjes së gazetarëve nëse ka ndonjë mënyrë tjetër dhe më të shpejtë për të nxjerrë këtë librezë , inspektori Karaj u përgjigjet:

“Tashti, më i bo shkurt e shkurt, 2 libreza shkojnë 60 mijë lekë ore“. Pasi të dyja palët bien dakord për shumën që duhet paguar për dy librezat, inspektori I ISHSH kërkon të dhënat e personave për të cilët duhet të nxirren librezat e shëndetit. Ai gjithashtu u premton të interesuarve në fjalë , gazetarëve të fiksit, se brenda ditës librezat i kanë në dorë.

Pas dorëzimit të shumës prej gjashtë mijë lekësh të reja në orën 12 :00 të mesditës , Karaj pohon se në orën 16:00 librezat do të jenë gati. Por inspektori Karaj ka dyshimet e tij dhe u kërkon gazetarëve të Fiksit emrin e personit që I ka adresuar tek ai : “Kush ju adresoi ore, se po me vika çudi, ndaj po them”.

Ai tregon se është inspektor në ministrinë e Shëndetësisë dhe se ka ndihmuar shumë njerëz duke iu shitur librezat e shëndetit, ndaj dhe ka frikë se mos del në “Fiks Fare”.

Pas 4 orësh gazetarët takohen sërish me inspektorin Karaj i cili ju dorëzon dy librezat shëndetësore në dorë të rregullta e me vulë të Autoritetit Shëndetësor Rajonal Tiranë. Gazetarët e pyesin edhe për certifikatën e DDD-së ( dezinfektim,dezinsektim, deratizim) për lokalin, nëse inspektori mund t’I ndihmojë për ta nxjerrë edhe këtë në mënyrën që nxorën librezat shëndetësore. Inspektori kërkon informacion për sipërfaqen e lokalit dhe pohon se e bën edhe DDD-në kundrejt katërmijë lekëve:

“Numrin e telefonit e ke”, shprehet ai.

Pra, lëshimi i Librezave personale shëndetësore për individët që kanë detyrim pajisjen me to – kompetencë kjo e Inspektoratit Shëndetësor, nuk bëhet kundrejt tarifës shtetërore prej 500 lekë të rinj për çdo librezë, por lëshohen me pagesa në dorë , duke anashkaluar ekzaminimet mjekësore që kërkohen sipas rregullores në fuqi.

Rruga ligjore për t’u pajisur me librezën shëndetësore, e cila duhet të ripërtërihet çdo vit që nga data e nxjerrjes së saj, personat duhet të jenë klinikisht të shëndoshë, gjë që vërtetohet me tre vizita që ata duhet të kryejnë, te mjeku i mushkërive, te dermatologu dhe te mjeku i përgjithshëm i familjes.

Po kështu, duhet të bëhet edhe koprokultura (analizë feçe) e cila kryhet pranë Autoritetit Rajonal Shëndetësor. Me kryerjen e këtyre ekzaminimeve shëndetësore, të interesuarit duhet t’i dorëzojnë ato pranë Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, duke paguar edhe një tarifë shtetërore 500 lekë.

Por inspektori i ISHSH anashkaloi të gjitha këto procedura dhe lëshoi dy libreza shëndetësore që mbajnë datat e vizitave mjekësore tek mjekët, dt e dorëzimin të analizës së koprokulturës dhe dy numra librezash 7356 dhe 7357.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

11/05/2026
Rama rrëfen debatin për IBAR në Këshillin Evropian: Presion mbi piketat përmbyllëse

Rama rrëfen debatin për IBAR në Këshillin Evropian: Presion mbi piketat përmbyllëse

11/05/2026
Berisha publikon lajmet e medieve të huaja për protestën e 8 majit: Shqiptarët nuk pajtohen me vjedhjet

Berisha publikon lajmet e medieve të huaja për protestën e 8 majit: Shqiptarët nuk pajtohen me vjedhjet

11/05/2026
Policia arreston 11 protestues, 15 të tjerë në procedim. Mbrohen dhunuesit e Kalasë duke proceduar gazetarin

Apeli liron nga qelia protestuesit e opozitës

11/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

11/05/2026
Rama rrëfen debatin për IBAR në Këshillin Evropian: Presion mbi piketat përmbyllëse

Rama rrëfen debatin për IBAR në Këshillin Evropian: Presion mbi piketat përmbyllëse

11/05/2026
Berisha publikon lajmet e medieve të huaja për protestën e 8 majit: Shqiptarët nuk pajtohen me vjedhjet

Berisha publikon lajmet e medieve të huaja për protestën e 8 majit: Shqiptarët nuk pajtohen me vjedhjet

11/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.