Thyhet miti i adoleshentëve high tech, vënë në skenë “Ciftin e...

Thyhet miti i adoleshentëve high tech, vënë në skenë “Ciftin e Lumtur”

85
0
Shares

15-vjeçarët e shkollës “At Zef Pllumi” thyejnë mitin e moshatarëve të high tech. Vënë në skenë komedinë “Çifti i lumtur” të Piro Milkanit.

Brezat e vjetër e mbajnë mend mirë filmin “Çifti i lumtur” të cilin aktori shkodran Bep Shiroka ka luajtur rolin më të spikatur të tij dhe të qeshurat e zgjatura nga batutat pa mbarim të mbanin gjatë gjithë filmit. Një klasë e 9-të e shkollës “At Zef Pllumi” në Tiranë sot ka thyer mitin se brezi i tyre ka interes vetëm Ifon, facebook dhe makina X5 dhe nuk do tia dijë për artin e të shkuarës. Të gjithë 15-vjeçarë ata kanë vënë në skenën e shkollës pikërisht komedinë të cilin regjizori Piro Milkani e ktheu në film në vitin 1975.

rolandi skeci i vjeter

Sa bukur ishte të shikoje adoleshëntët të luanin hallën, brigadierin, dy të dashuruarit e përvëluar që punonin në repartin e komandimit por dhe të flisnin për tabela emulacioni, realizim të planit dhe stërvitje ushtarake, terma që për këtë brez janë të huaja sot. Franc Koxhaj ishte në fakt stari i komedisë.

rolandi skeci 2

Ndonëse në rolin e vështirë të Bep Shirokës, ai arriti të sjellë një aktrim plot sinqeritet dhe që rroku duartrokitje më shumë se të tjerët. Moshatarët në sallë qeshën po aq sa kanë qeshur me filmin prindërit e tyre. Këhstu, nuk duhet të themi se brezi i ri nuk ka modele të mira. Këtë e treguan me shfaqje një klasë e 9-të në shkollën “At Zef Pllumi” në Tiranë.r.q

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY