Ne foto, spektatoret te ndezur teksa hedhin parulla kunder qeverise
Shfaqja “Ata hyjnë pa trokitur”, një projekt i OSBE e cila synon të mbështesë dialogun kombëtar për të shkuarën komuniste të Shqipërisë, dha një efekt të menjëhershëm tek publiku elbasanas.
Nga fundi i shfaqjes disa qytetarë shpërthyen në thirrje kundër qeverisë, thirrje të cilat i gjetën të papërgatitur aktorët në skenë.
Me thirrjet “kjo shfaqje është hipokrizi, komunizmi është gjallë” qytetarët shprehën indinjatën e tyre, shkruan Panorama.
Fill pas reagimit të disa prej spektatorëve ka reaguar ashpër aktori Alfred Trebicka i cili interpretoi në këtë shfaqje.
Nga skena ai i tha qytetarëve: “Keni të drejtë , por nuk është ky vendi për të kërkuar llogari, pse po e prishni këtë shfaqe. Ne nuk jemi përfaqësues të politikës, shkoni kërkojini llogari Taulant Ballës”.
Një nga qytetarët në sallë ka thirrur:
“Kjo shfaqje është hipokrizi, komunizmi është gjallë, po na heqin nga puna si lecka, po na bëjnë si Shukriu”.
Ambasadori i OSBE Florian Rauning i pranishëm në këtë shfaqje tha se i gjithë projekti është për të nxitur dialogun dhe kjo ndikoi edhe në reagimin qytetar.
Vepra e paraqitur në teatrin ‘Skampa’ me autor dhe regjisor Armand Borën është reflektim i së shkuarës komuniste në Shqipëri.
Ajo vjen nën interpretimin e aktorëve Alfred Trebicka dhe Rozi Kostani dhe pritet të udhëtojë në disa qytete.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/