Mbledhja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare nisi me debate në lidhje me skandalin e përgjimeve. Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare Flamur Noka ka deklaruar sot se pajisje ilegale e përgjimit që përdoret nga policia, kushton plot 800 mijë Euro dhe mund të përgjojë edhe nëse telefoni është i fikur.
Sipas Nokës, pajisja ka hyrë ilegalisht në Shqipëri dhe për këtë duhet të ketë një sqarim nga zyrtarët e sipërpërmendur, nisur edhe nga shqetësimi i Presidentit Bujar Nishani për këtë çështje.
Luan Rama i LSI-së tha se ka mospërputhje mes asaj që thotë Presidenti dhe Tahiri. ” Bindja ime që më bën të dyshoj se mund të ketë njerëz të papërgjegjshëm.“Deri në mbylljen e hetimit kam të drejtë të prezumoj fajësi e pafajësi. Ata që drejtojnë MPB e policinë të respektojnë kuadrin ligjor. Ka mospërputhje mes asaj që thotë Presidenti dhe Tahiri. Do ishte shumë e rëndë po të jetë implikuar edhe Interforca italiane”, ka thene Luan Rama.
Ministri i Brendshëm, kreu i Shërbimit Informativ, Prokurori i Përgjithshëm dhe Drejtori i Policisë së Shtetit pritet të raportojnë sot para Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare mbi pretendimet e ngritura publikisht se Policia e Shtetit disponon një paisje të cilën e ka përdorur për përgjime të jashtëligjshme të politikanëve, biznesmenëve dhe gazetarëve.
Vendimi u mor në mbledhjen e së hënës pas debateve të shumta mes demokratëve dhe socialistëve, të cilët PO-në përfundimtare e dhanë jashtë dyerve të Komisionit të Sigurisë, pavarësisht se palët bien dakord se nëqoftëse çështja rezulton e vërtetë kemi të bëjmë me një skandal të rëndë.
Në mungesë të deputetëve socialistë, anëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe ata të Partisë Demokratike kanë rëndë dakort që ti përcillet kërkesa për të dhënë sqarime para Komisionit të Sigurisë Kombëtare Ministrit të Brendshëm, Prokurorit të Përgjithshëm, kreut të Shërbimit Informativ dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.
Raportimi
Në 10:00 Ministri Tahiri dotë jetë në Komision për të dhënë shpjegime
Në 11:00 do thirret Llalla për të dhënë detaje mbi hetimin çfarë ka rezultuar
Në orën 12:00 do thirret kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako.
Në orën 13:00 do thirret kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika për raportim
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/