EMRI/ Ja gjyqtarja që ka në dorë pasurinë prej 1.1 miliardë lekë...

EMRI/ Ja gjyqtarja që ka në dorë pasurinë prej 1.1 miliardë lekë të Alfred Pezës

69
0
Shares

Gjykata për Krimet e Rënda ka hedhur në short kërkesën e Prokurorisë për sekuestrimin e pasurisë së deputetit Alfred Peza. Gjyqtarja që do të kryesojë trupin gjykues për shqyrtimin e kërkesës është Daniela Shirka.
Pak ditë më parë Prokuroria dorëzoi në Gjykatë kërkesën për sekuestrimin e pasurisë 1.1 miliardë lekë të deputetit të PS-së.
Kjo shumë është përdorur për blerjen e një përqindje të aksioneve në një biznes privat.
Burime të prokurorisë kanë thënë se në mënyrë të përsëritur deputetit Peza dhe bashkëshortes, i është kërkuar që të paraqesë dokumente justifikuese në lidhje me pasurinë që ata disponojnë por nga janari kur nisi hetimi deri tani, ata nuk kanë arritur të justifikojnë me burime të ligjshme shumën që disponojnë.
Në këtë mënyrë, prokuroria ka vendosur të kërkojë sekuestrimin e pasurisë në fjalë në mënyrë që ajo të mos tjetërsohet ndërsa vazhdon hetimi për “fshehje ose mosdeklarim të pasurisë” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”.
Hetimi filloi kryesisht nga prokuroria e përgjithshme pas informacioneve e dokumenteve të publikuara në media në lidhje me pasurinë e deputetit të PS Alfred Peza.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY