Familjet mafioze shqiptare do trafikon 8 tonë kokainë nga Kolumbia përmes Shqipërisë

Familjet mafioze shqiptare do trafikon 8 tonë kokainë nga Kolumbia përmes Shqipërisë

82
0
Shares

Sasia prej 8 tonë kokainë që u zbuluan në Kolumbi do të trafikoheshin për në Itali. Kjo është bërë e ditur nga mediat italiane, që sipas tyre kjo do të bëhej falë raporteve të mira mes trafikantëve kolumbianë me familjet mafioze shqiptare.
Notizie.it shkruan se mafiozët shqiptarë dhe ata kolumbianë fitojnë shuma marramendëse. Sipas mediave, droga është porositur nga organizata mafioze italiane Ndrangheta dhe do të kalonte përmes Shqipërisë dhe do shpërndahej në gjithë Europën.
Sasia rekord prej 8 tonësh u cilësuar nga presidenti kolumbian Huan Manuel Santos si sasia e drogës më e madhe e sekuestruar në histori.
Kokaina ishte fshehur në një plantacion bananesh. 3 persona janë arrestuar në Kolumbi, ndërsa 3 të tjerë janë ende në kërkim nga policia. Ndërkohë, më shumë se një ton kokainë ishte e gatshme për t’u eksportuar në gjithë botën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY