Përgjimi krim shtetëror me urdhër të Ramës dhe në duart e Tahirit

Përgjimi krim shtetëror me urdhër të Ramës dhe në duart e Tahirit

57
0
Shares

“Pajisja e përgjimit gjendet prej disa kohësh në duart e Saimir Tahirit dhe përgjimi është kryer.
Saimir Tahiri ka arritur një nivel edhe më të lartë kriminal, duke kryer përgjim të paligjshëm të Presidentit, opozitës, krerëve të institucioneve, mediave dhe ambasadorëve të huaj të akredituar në Tiranë”, ka denoncuar sot Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani.
Sipas Ristanit, Tahiri e pranoi vetë këtë fakt, sikurse pranoi që pajisja është e [paligjshme dhe e paregjistruar.
“Vetë Tahiri e pranoi mbrëmë se pajisja ekziston, ndërkohë që ishte shprehur më parë se pajisja nuk ekziston. Tahiri pranoi po ashtu se pajisja është e paligjshme, pasi nuk është e regjistruar. Tre herë u pyet në ‘Top Story’, nëse është regjistruar pajisja kur ka hyrë në Shqipëri, dhe në të tre rastet, ai u shmang, iu fsheh këtij fakti, duke sulmuar opozitën”.
Për Sekretarin e Përgjithshëm ët PD-së, ky është krim shtetëror, dhe moment kritik për vendin.
Ky është një moment kritik për vendin, që bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama.
“Ky krim shtetëror e kapërcen masën e mundësive të Tahirit dhe është drejtpërdrejt përgjegjësi e Edi Ramës. Ai hesht prej ditësh për këtë ngjarje, duke i vënë vulën sundimit mafioz në vend dhe veprimit të qeverisë si bandë kriminale, mbi ligjin dhe Kushtetutën. Edi Rama është i thirrur të japë llogari e të mbajë përgjegjësi publikisht për krimin shtetëror të përgjimit të paligjshëm. Edi Rama është nën akuzë për këtë krim shtetëror, dhe sa më shumë hesht, aq më shumë e rëndon pozicionin e tij në këtë shkelje brutale të ligjit, të kushtetutës dhe të çdo norme demokratike”.
arben ristani, 17 maj_copy_1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY