AMBASADA AMERIKANE/ Procedurat dhe dokumentet se si mund të pajiseni me një...

AMBASADA AMERIKANE/ Procedurat dhe dokumentet se si mund të pajiseni me një vizë

1745
0
Shares

Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë shpjegime për qytetarët shqiptarë që i kanë drejtuar disa pyetje në rrjetet sociale me synim emigrimin në SHBA ose kryerjen e vizitave, studimeve etj.

Njoftimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë

Mirë se vini në edicionin e kësaj jave të “Pyesni Konsullin”!
“Pyesni Konsullin” është një përmbledhje pyetjesh dhe përgjigjesh të përzgjedhura dhe të përgatitura nga Seksioni Konsullor në lidhje me tema në interes për qytetarët shqiptarë, të cilët dëshirojnë të vizitojnë, apo të jetojnë në Shtetet e Bashkuara. Ne duam të sigurohemi që aplikantët të kenë informacion të saktë dhe të përditësuar. Pyetjet për Seksionin Konsullor mund të depozitohen në anglisht ose në shqip. Para se të postoni pyetjen tuaj në “Pyesni Konsullin”, sigurohuni që të vizitoni Pyetjet e Shtruara më Shpesh në faqen e internetit të Ambasadës Amerikane http://albanian.tirana.usembassy.gov/iaminquiringabout.html për të parë nëse pyetjes tuaj tashmë i është dhënë përgjigje. Ne nuk do t’i përgjigjemi pyetjeve që tashmë janë tek Pyetjet e Shtruara më Shpesh. Ju lutemi, vini re se për shkak të natyrës publike të këtij forumi, ne nuk do t’i përgjigjemi pyetjeve personale, as nuk do të diskutojmë specifikat e rasteve individuale të vizave. Pyetjet që përmbajnë informacion privat, apo ato identifikuese do të fshihen për të mbrojtur privatësinë e aplikantëve. Megjithatë, ju jeni të mirëpritur të dërgoni çdo pyetje, që ka lidhje me një rast personal vize tek TiranaUSconsulate@state.gov. Për të pyetur në lidhje me shërbimet që ne ofrojmë për qytetarët amerikanë, ju lutemi vizitoni këtu faqen e internetit të Ambasadës Amerikane, ndërsa për pyetje specifike kontaktoni tek acstirana@state.gov.
 Programi i Lotarisë.  Informacioni rreth kontrollit të statusit të të regjistruarve për DV-2016 vazhdon që prej datës 3 Maj, 2015 deri në 30 shator 2016.P o kështu ka nisur kontrolli i statusit të regjistruarve të DV-2017 nga data 3 Maj, 2016 dhe do jetë në dispozicionin tuaj deri në 30 shator 2017, në faqen e internetit të Programit të Vizave të Shumëllojshmërisë.  Nëse ju jeni përzgjedhur – Urime! Lutemi lexoni në faqen e Ambasadës Amerikane, nën paragrafin “Të Përzgjedhurit e Vizave të Lotarisë – Përgatitja për intervistën” për informacion mbi përgatitjen për intervistën tuaj. VINI RE: Të përzgjedhurit e Lotarisë duhet të përpiqen t’i dërgojnë dokumentet nё Seksionin Konsullor mbi dy javё pёrpara datёs së tyre tё takimit. Nё se ju nuk e keni marrë akoma Garancinё Financiare dhe taksat nga sponsori nё SHBA, ju mund t’i sillni ato sё bashku me vizitёn mjekёsore nё ditёn e intervistёs. Dështimi për të siguruar qoftё edhe një nga dokumentet e kërkuara do të rezultojë në moskryerjen e intervistёs nё ditёn e caktuar dhe vonesa tё gjata.  Lutemi të lexoni më shumë në faqen e internetit të Ambasadës Amerikane në Tiranë mbi mashtrimin. Gjithashtu, ju mund të kontrolloni Paralajmërimin e Departamentit të Shtetit dhe Paralajmërimin e Komisionit Federal të Tregtisë mbi mashtrimet me Lotarinë DV (në anglisht).

Pyetje të tjera mbi Vizat


Pyetje: A mundem të kërkoj një takim më përpara ose më vonë për intervistë? Nëse nuk paraqitem për intervistën e planifikuar, a mundem të kërkoj një takim të ri për intervistë?
Nëse një aplikant dëshiron të planifikojë një takim të ri të intervistës për vizë, ai apo ajo duhet të ndjekë udhëzimet në faqen “Si Të Aplikoni”. Instruksionet për takime normale dhe të përshpejtuara mund t’i gjeni këtu.


Pyetje: Çfarë është shqyrtimi administrativ dhe çfarë mund të bëj për ta afruar aplikimin tim?
Disa aplikime për vizë kërkojnë një shqyrtim administrativ, që aplikimi për vizë kërkon kohë të mëtejshme pas intervistës nga Zyrtari Konsullor. Kandidatët njoftohen për këtë kërkesë kur aplikojnë. Në të shumtën e rasteve merret një vendim për shqyrtimin administrativ Brenda 60 ditëve të intervistës për vizë. Kur kërkohet shqyrtim administrativ, periudha kohore varijon bazuar në rrethanat e veçanta të çdo rasti. Aplikantët për vizë këshillohen që të aplikojnë më herët për vizën e tyre, mjaftueshmërisht përpara datës së udhëtimit të parashikuar.

Njoftim i Rëndësishëm: Përpara se të bëni pyetje hetuese për statusin e shqyrtimit tuaj administrativ, kandidatët apo përfaqësuesit e tyre  do t’u duhet të presin të paktën 60 ditë nga dita e intervistës apo dorëzimi i dokumenteve plotësuese, cilado qoftë më vonë. Nëse ju kërkoni rreth një rasti që ka më pak se 60 ditë në pritje, ne nuk do të jemi në gjendje që t’i përgjigjemi kërkesës suaj.


Pyetje: Kam sjellë të gjitha dokumentet e kërkuara gjatë intervistës sime. Përse më kërkohet që të sjell dokumente të tjera?
Gjatë intervistës së vizës, oficeri konsullor përcakton nëse kërkohen dokumente shtesë që do ta ndihmojnë atë të vendosë që ju kualifikoheni për t’ju lëshuar një vizë. Dokumentet shtesë nuk janë të kërkuara me ligj. Megjithatë, aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentet shtesë që të ndihmojnë veten për të vërtetuar kualifikimin e tyre. Kur ju kërkohet të siguroni informata shtesë apo dokumentet plotësuese, kryesisht aplikimi juaj është refuzuar sipas nenit 221(g) të Emigracionit dhe Aktit të Kombësisë. Një fletë konsullore ju është dhënë pas intervistës që tregon dokumentacionin shtesë që ju duhet të paraqisni. Për këtë arsye që të zvogëloni shanset tuaja për t’u refuzuar, ne ju rekomandojmë që të sillni më parë të gjitha pashaportat tuaja (madje edhe ato që kanë skaduar), çertifikatat e lindjes për të gjithë kandidatët që aplikojnë, financat tuaja, punësimin, apo dokumentet shkollore që të bëhet i mundur shqyrtimi nga zyrtari konsullor. Dokumentet në gjuhën shqipe që ju do të dorëzoni në zyrën tonë nuk duhet të jenë të përkthyera me përjashtim kur do të udhëzoheni nga ne specifikisht duke ju vënë në dukje se kërkojmë përkthimin e tyre.


Pyetje: A mund të kualifikohem unë për një vizë turistike nëse jam në proçes për një peticion emigrimi?
Kur je në proçes për peticion emigrimi nuk ka bazë për një refuzim automatik të një vize jo-emigruese. Zyrtari konsullor kur rishikon aplikimin tuaj për vizë jo-emigrimi do të kërkojë dëshmi të forta se ju nuk synoni për të emigruar në atë moment dhe se ju do të ktheheni në Shqipëri pas planifikimit të vizitës suaj të përkohshme në Shtetet e Bashkuara. Nëse ju keni një peticion emigrimi në pritje dhe ju e fshihni këtë fakt nga oficeri intervistues, ju mund të zvogëloni shanset tuaja për të qënë një aplikant i besueshëm.


Pyetje: Periudha e vlefshmërisë së vizës sime emigruese nuk mbulon qëllimin për qëndrimin tim në Shtetet e Bashkuara.
Periudha e vlefshmërisë së vizës ka të bëjë vetëm me periudhën e kohës në të cilën mbajtësi mund të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara dhe të aplikojë për pranim. Ajo nuk përcakton kohëzgjatjen e qëndrimit. Kjo është një çështje për emigracionin e SHBA-së në portin e hyrjes.


Pyetje: Si mund ta gjej se për sa kohë jam i autorizuar që të qëndroj në SHBA?
Një vizë nuk garanton hyrjen në Shtetet e Bashkuara, por lejon një shtetas të huaj që vjen nga jashtë, për të udhëtuar në portin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara dhe të kërkojë leje nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare për të hyrë në SHBA. Zyrtarët Kufitarë dhe Mbrojtjes së Doganave (KMD) të SHBA-së kanë autoritet për të lejuar apo mohuar  hyrjen në Shtetet e Bashkuara dhe për të përcaktuar se sa kohë një udhëtar mund të qëndrojë. Në portin e hyrjes, për lejueshmërinë e hyrjes në SHBA, inspektori i emigracionit të SHBA, nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare, ju vendos një kartë të vogël të bardhë në pasaportën tuaj, Formën Tuaj I-94, “Formulari I-94, Rekordet e Hyrjes dhe Largimit nga SHBA”. Për udhëtarët që kanë statusin e Programit të Heqjes së Vizës marrin Formën I-94Ë. Në këtë formular, inspektori i emigracionit amerikan regjistron ose një datë ose “K/S” (kohëzgjatja e statusit). Nëse I-94 juaj përmban një datë të caktuar, atëherë kjo është data në të cilën ju duhet të largoheni nga Shtetet e Bashkuara. Forma juaj I-94 ose I-94Ë është një dokument shumë i rëndësishëm për të mbajtur në pashaportën tuaj, pasi ajo tregon lejen tuaj që të qëndroni në SHBA. Kontrolloni informacionin në lidhje me pranimin në faqen e internetit të Sigurimit të Kufijve të Amerikës. Gjithashtu, lexo Kohëzgjatja e Qëndrimit.


Pyetje: Unë nuk e dorëzova I-94 kur u largova nga Shtetet e Bashkuara, çfarë duhet të bëj?
Nëse ju nuk e keni kthyer Formularin I-94, Të Dhënat e Largimit nga SHBA, mund të lexoni informacion në faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare, Doganat dhe Mbrojtja e Kufijve ose lexoni informacion në faqen “Kthimi i Formularit I-94, Të Dhënat e Largimit nga Shtetet e Bashkuara”.


Pyetje: Çfarë duhet të bëj nëse më kanë vjedhur pashaportën time me vizë?
Nëse pasaporta juaj dhe I-94 kanë humbur ose janë vjedhur, ju duhet t’i zëvendësoni ato menjëherë. Nëse viza ishte e skaduar ju përsëri duhet ta raportoni atë  të humbur ose të vjedhur. Ka një numër hapash që duhet ndjekur, për të mësuar më shumë vizitoni Humbja dhe Vjedhja e Pasaportave, Vizave dhe Formularëve I-94.


Pyetje: Unë do të dëshiroja të dija nëse shoku im, i afërm-i/ja, bashkëpunëtor-i/ja ortak-u/ja i biznesit ka aplikuar për një vizë dhe cili është statusi. Kë duhet të kontaktoj?
Sipas ligjit të SHBA-së, më saktë Akti i Emigracionit dhe Kombësisë (INA) 222 (f), të dhënat e vizave janë konfidenciale. Prandaj, kërkuesi për vizë duhet të kërkojë në ambasadën ose konsullatën e Shteteve të Bashkuara jashtë vendit, ku ai ose ajo aplikon në lidhje me informacionet e nevojshme për statusin e aplikimit të vizës. Për shkak të konfidencialitetit të të dhënave për vizë, ju do t’ju duhet të pyesni aplikuesin për vizë në lidhje me pyetjen tuaj nëse një kërkesë për vizë është bërë, ose nëse një vizë është lëshuar apo refuzuar.


Pyetje: Ku mund të gjej më shumë informacion se si të plotësoj formën DS-160?
Ju lutemi, rishikoni një grup të plotësuar të pyetjeve që bëhen rregullisht (FAQ) për formën DS-160, në faqen “Pyetje të Shpeshta mbi Plotësimin në Internet të Formularit DS-160 për Aplikantët e Vizave Jo-Emigruese”.


Pyetje: Dëshiroj të ftoj në SHBA një të afërm/mik. Çfarë duhet të bëj?
Ju lutemi, për më tepër informacion se si të ftoni dikë në SHBA, referojuni faqes “Ftesat dhe Dokumentet në Mbështetje të një Aplikimi për Vizë”.


Pyetje: Jam një Rezident i Përhershëm Ligjor (LPR) dhe dëshiroj të informohem mbi të drejtat dhe përgjegjësitë e mia. Ku mund ta gjej këtë informacion?
Ju lutemi, referojuni seksionit të “Pyetjeve të Bëra Shpesh për Rezidentët e Përhershëm të Ligjshëm (LPR)”.


Pyetje: Çfarë është Procesi Administrativ dhe çfarë duhet të bëj për të përshpejtuar aplikimin?
Disa aplikime për viza kërkojnë një Proçes të mëtejshëm Administrativ, i cili kërkon më tepër kohë pas kryerjes së intervistës nga Oficeri Konsullor. Aplikantët vihen në dijeni për kryerjen e këtij proçesi në momentin e aplikimit. Pjesa më e madhe e proçeseve administrative kryhen brenda 60 ditëve nga dita e intervistës. Kur kërkohet ky process administrativ, koha e kryerjes së tij varion bazuar në rrethanat individuale të çdo rasti. Aplikantëve të vizave u këshillohet që të aplikojnë për viza shumë kohë më përpara se data e caktuar prej tyre për të udhëtuar.

Shënim i rëndësishëm: Para se të interesohen për statusin e proçesit administrativ, aplikantët ose përfaqësuesit e tyre, duhet të presin të paktën 60 ditë nga data e intervistës ose nga data e paraqitjes së dokumenteve shtesë, në varësi të faktit se cila datë është më e fundit.  Nëse pyesni rreth një rasti, proçesi administrativ i të cilit është brenda afatit kohor prej 60 ditësh, nuk do të jemi në gjendje t’u përgjigjemi pyetjeve tuaj.


Pyetje: Mund të kërkoj një afrim të datës së intervistës ose një shtyrje të datës së saj? Në rast se nuk paraqitem ditën e caktuar për intervistë, mund të kërkoj një datë të re interviste?
Në rast se një aplikanti i duhet të  kërkojë një datë tjetër interviste për vizë emigrimi,  aplikanti, peticioneri ose avokati duhet të dërgojë një email me emrin, datën e lindjes, numrin e rastit, arsyen e vonesës dhe periudhën e një date tjetër intervistë në adresën zyrtare të emailit:

TiranaUSConsulate@state.gov

, në mënyrë që rastit të mund t’i caktohet një datë tjetër interviste. Takimet për intervistë të ndryshuara prej një pale të tretë, nuk do të proçesohen.


Pyetje: Çfarë ndodh nëse nuk mundem të udhëtoj brenda periudhës gjatë së cilës viza emigruese është e vlefshme?
Duhet të ktheni vizën e papërdorur në  Njësinë e Vizave Emigruese, së bashku me një letër ku të shpjegoni arsyen e pamundësisë tuaj për të udhëtuar. Në varësi të arsyes së mospërdorimit të vizës, mund të jetë e mundur t’u jepet një vizë e re, përkundrejt bërë pagesën për të. Për të kryer këtë procedurë, ju lutemi të caktoni një takim nëpërmjet:

TiranaUSConsulate@state.gov

.


Pyetje: Mundet që fëmijët e një aplikimi për vizë emigrimi të mund të përfshihen në një peticion të vetëm?
Fëmijët e qytetarëve amerikanë konsiderohen të afërm të drejtpërdrejtë (IR) dhe duhet të përgatitet nga një peticion për secilin prej tyre. Këto peticione duhet të regjistrohen në të njëjtën kohë tek Shërbimi i Sh.B.A-së për Qytetarinë dhe Emigracionin (USCIS).
Fëmijët e aplikantëve me peticione me bazë familjare (kategoria F) mund të kenë përfitime prej të njëjtit peticion, në rast se vërtetojnë që janë 21 vjeç dhe beqarë.  Të tillë fëmijë, për qëllime emigracioni quhen “derivatë”. Vetëm fëmijët biologjikë ose të adoptuar ligjërisht titullohen me status derivati. Një fëmijë jo-jetim, i adoptuar, duhet të jetë adoptuar ligjërisht para moshës 16 vjeç dhe duhet të ketë qenë nën kujdestarinë ligjore dhe fizike të prindërve adoptivë për të paktën 2 vjet.
Një fëmijë i lindur pas regjistrimit dhe aprovimit të peticionit, mund të regjistrohet ose të shtohet në peticion si derivat. Aplikanti kryesor duhet të paraqesë çertifikatën origjinale të lindjes.


Pyetje: Çfarë ndodh nëse peticioni plotësohet nga një Rezident i Përhershëm i Ligjshëm (F2A ose F2B) dhe peticioneri bëhet shtetas Amerikan përpara se aplikanti të bëjë intervistën?
Kur peticioneri bëhet shtetas Amerikan, peticioni F2A (bashkëshorti/ja ose fëmija i vogël i rezidentit të përhershëm) konvertohet automatikisht në një peticion  IR 1 (bashkëshort-i/ja i/e një Amerikan-i/eje) ose IR 2 (fëmija e një Amerikani/eje). Këto kategori vizash nuk janë subjekt i kuotave të  sistemit të vizave kështu që gjithmonë ka viza të vlefshme për përfituesit nëse ata kualifikohen për viza.
Sidoqoftë, për arsyen se derivativët e përfituesve nuk janë të lejuar në peticionet e IR, fëmijët të cilët janë aplikantë derivativë të aplikimit F2A të prindit  duhet që secili të ketë një peticion më vete IR2 të plotësuar nëse petiocioneri bëhet shtetas Amerikan.  Nëse peticionerët e F2A bëhen shtetas amerikanë duhet të bëjnë kujdes që duhet të plotësojnë peticione të reja IR2 për fëmijët e tyre (nëse ata më parë nuk kanë plotësuar peticione të veçanta F2A për ta).
Për aplikantët F2B (djali ose vajza i/e pamartuar i një rezidenti të përhershëm), peticionet e tyre F2B janë automatikisht të konvertuara në kategorinë F-1 duke mbajtur datën fillestare prioritare kur peticionerët e tyre bëhen shtetas amerikan.


Pyetje: Ne kemi rritur një fëmijë i cili nuk është fëmija jonë biologjik dhe as fëmijë i adoptuar legalisht. Mund të përfshihet ai/ajo si një derivativ në aplikimin e vizës sonë?
Jo. Një fëmijë mund të bëhet derivativ i juaj vetëm nëse ky fëmijë ose ka lindur nga ju ose përputhet me përcaktimin e një fëmije të adoptuar sipas Aktit të Emigrimit dhe Kombësisë. Nëse ju përpiqeni të sillni një fëmijë i cili nuk përmbush asnjë nga këto përkufizime, ju rriskoni t’u mohohet viza e imigrimit dhe ndaloheni  përgjithmonë të hyni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Pyetje: Kam patur peticion nga një i afërmi im vite më parë, por peticoneri im është kthyer në Shqipëri. Mundem unë të emigroj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?
Ligji amerikan i emigrimit kërkon që peticionerët të kenë shtëpi ose rezidencë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qëllimi i vizave të emigimit të sponsorizuara për familjet është të bashkojë anëtarët e familjes. Nëse rasti juaj është ndikuar nga mungesa e shtëpisë në SHBA e peticionerit, ju duhet të  pajiseni me shumë infomacion rreth kësaj në kohën e intervistës. Nëse ju ose peticioneri juaj përpiqeni të jepni gabim një banesë jo ekzistuese në SHBA për qëllimet e emigrimit, kjo konsiderohet mashtrim dhe ju riskoni t’u mohohet një vizë emigrimi dhe ndaloheni përgjithmonë të hyni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Pyetje: Prindërit Rezidentë të Përhershëm të Ligjshëm lënë jashtë kufijve fëmijën me pjesëtarët e familjes dhe kthehen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tani ata dëshirojnë të sjellin fëmijën në SHBA Çfarë duhet të bëjnë ata?
Fëmija duhet të ketë një vizë emigrimi për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prindi Rezident i Përhershëm i Ligjshëm duhet të plotësojë një peticion F2A (fëmijë i vogël) ose F2B ( fëmijë i pamartuar mbi 21 vjeç) me Shërbimet e Qytetarisë dhe të Emigrimit Amerikan.


Pyetje: Unë isha një Rezident i Perhershëm i Ligjshëm ( mbajtës i “Green Card”) që kam disa vite që kam dalë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mundem unë të kthehem në  Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke përdorur Green Card-in tim?
Si një Rezident i Perhershem i Ligjshëm ju mund të qëndroni jashtë  Shteteve të Bashkuara të Ameikës për vetëm një vit në qoftëse nuk keni marrë një leje rihyrje nga  Shërbimet e Qytetarisë dhe të Emigrimit Amerikan përpara nisjes suaj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në te kundërt, ju konsideroheni  të keni humbur statusin tuaj dhe ju duhet ose të ribëni peticion ose të aplikoni për një “Vizë të Rikthimit të Rezidencës”.  Viza e Rikthimit të Rezidencës jepet vetëm kur rrethanat përtej kontrollit  tuaj parandaluan  për rikthimin tuaj në banesën tuaj në U.S. brenda periudhës së kohës së kërkuar.


Pyetje: Mundet një qytetar Amerikan ose Rezident i Përhershëm i Ligjshëm të plotësojë një peticion për të afërmin tek ndonjë nga  postet e huaja të shërbimit?
Autoriteti që pranon peticion mbetet vetëm me  Shërbimet e Qytetarisë dhe të Emigrimit Amerikan (USCIS).  Peticionet duhet të plotësohen në vendin e rezidencës së peticionerit.  Informacion se ku ju mund të plotësoni një peticion mund ta gjeni në faqen “Dorëzimi i Peticionit I-130”.


Pyetje: Kam marrë një njoftim që peticioni im është dërguar në USCIS për rikonsiderim. Çfarë më duhet të bëj?
Në këtë rast nuk ka veprim të mëtejshëm që ju duhet të bëni nga ana juaj. Ju lutemi dërgoni të gjitha  kërkesat dhe korrespondencat tek USCIS dhe referojuni numrit tuaj të peticionit origjinal. Ju do të kontaktoheni nga kjo zyrë kur USCIS ka marrë një vendim final.


Pyetje: Më është thënë që rasti im i vizës së emigracionit tashmë nuk konsiderohet. Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë duhet të bëj tani?
Nëse peticioni juaj nuk është konsideruar i tanishëm, juve do ju duhet të prisni derisa sërish të bëhet aktual përpara se ne të vazhdojmë me  procesimin e rastit tuaj.  Siç raportohet në Buletinin e Vizave të Dhjetorit (numër 27), datat se cilët aplikantë janë zgjedhur për procedim final vizash emigrimi (cut-off datës) për më të shumtën e kategorive familjare të preferuara kanë ecur me ritëm të shpejtë në dy vitet e fundit. Këto lëvizje kanë rezultuar me një rritje dramatike në nivelin e kërkesave të aplikantit të marra në muajt e fundit. Kjo ka kërkuar kthim mbrapa të shumë datave për procedim të familjeve të preferuara në përpjekje për të mbajtur numrat e përdorur në limitet e ndryshme numerike. Nëse ndodh që numri i kërkesave të vazhdojë të qëndrojë në nivelet aktuale, kthime mbrapa të mëtejshme nuk mund të parashikohen. Ju lutemi shihni në faqen e internetit të Shërbimeve të Nënshtetësisë dhe Imigracionit, “Statusi Aktual i Rastit Tuaj” për më shumë informacion. Ky kthim mbrapsh ka ndikuar rastin tuaj, i cili nuk konsiderohet më aktual. Është përgjegjësia juaj të kontaktoni zyrën tonë menjëherë kur rasti juaj bëhet aktual. Për më shumë, ju duhet të mbani kontakt me zyrën tonë të paktën një herë në vit derisa rasti juaj të lëshohet. Nëse ne nuk dëgjojmë  nga ju brenda një viti nga kjo datë, ju do të kontaktoheni përpara se ne të mbyllim zyrtarisht rastin tuaj. Ju mund të regjistroheni vetë tek linku më sipër  për të marrë njoftimet  më të reja mujore për datën aktuale të procedimit.


Pyetje: Kam marrë një email, sipas të cilit unë kam fituar një Green Card apo Llotarinë e Shumëllojshmërisë (Llotarinë Amerikane). Çfarë duhet të bëj më tej?
Skemat Mashtruese të Programit të Vizave të Shumëllojshmërisë që dërgojnë emaile dhe letra për të mashtruar.
Departamenti i Shtetit, Zyra e Shërbimeve të Vizave, këshillon publikun rreth një rritje të numrit të emaileve dhe letrave mashtruese dërguar aplikuesve të Programit të Vizave të Shumëllojshmërisë (DV) (Llotarisë së Vizave). Skemat e mashtrimit që qëndrojnë prapa këtyre emaileve dhe letrave prezantohen si përfaqësues të Qeverisë së SHBA-së duke u përpjekur për të zhvatur para nga aplikuesit e Llotarisë së Vizave të Shumëllojshmërisë. Të gjithë aplikuesit duhet të njihen me informacionin rreth skemave të mashtrimit me DV-në, mundësuar nga Komisioni Federal i Tregtisë. Aplikuesit inkurajohen të shikojnë rregullat dhe procedurat për programin e DV-së në mënyrë që të dinë se çfarë duhet të presin, kur, dhe nga kush.
Si përfundim, mbani mend që asnjë aplikues i DV-2013-s nuk do të marrë njoftim me postë nga Qeveria e SHBA-së, por duhet të kontrollojë drejtpërdrejt statusin e tij.
Kontrollimi i Statusit të Aplikimit të DV-së do të mundësohet vetëm nëpërmjet adresës së sigurtë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byroja e Çështjeve Konsullore “Electronic Diversity Visa Lottery”.


Pyetje: Unë jam peticioneri (kërkuesi) ose përfituesi i një peticioni për vizë. Unë nuk jam kontaktuar akoma për një datë interviste. Çfarë duhet të bëj unë?
Nëse ju keni depozituar një peticion tek Zyra e Shërbimeve të Nënshtetësisë dhe Imigracionit (USCIS), e cila ka nën juridiksionin e saj vendin ku ju banoni, ju mund t’i kontaktoni ata për të mësuar më shumë rreth statusit. Nëse ju keni një numër të pranimit të peticionit tuaj nga ajo zyrë, ju mund ta kontrolloni statusin e aplikimit drejtpërdrejt nënë faqen e internetit të Shërbimeve të Nënshtetësisë dhe Imigracionit, “Statusi Aktual i Rastit Tuaj”.


Pyetje: Unë dua të vërtetoj një lidhje biologjike në lidhje me aplikimin tim për vizë, çfarë duhet të bëj?
Ndiqni udhëzimet që ju janë dhënë në ditën e intervistës. Nëse ju nuk jeni në gjendje të jepni informacion siç ua kërkon zyrtari konsullor, testi i ADN-së është një opsion që ju mund ta konsideroni për të vërtetuar lidhjen tuaj biologjike. Ju mund të gjeni më tepër informacion rreth këtij procesi në faqen “Informacion mbi Analizën e ADN-së (Acid Deoksiribonukleik)”.


Pyetje: Mua më kanë larguar nga SHBA-ja. Si mund ta konfirmoj largimin tim?
Ju lutemi të lexoni udhëzimet dhe të caktoni një datë takimi në faqen “Verifikimi i Largimit pas Largimit nga Shtetet e Bashkuara”.

Për përgjigje të menjëhershme ndaj shumë pyetjeve rreth vizave dhe peticioneve, ju lutemi të lexoni faqen zyrtare të Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Visas”. Nëse pyetja juaj nuk gjendet tek Pyetjet e Bëra Shpesh, ju lutemi të na dërgoni një email në TiranaUSConsulate@state.gov. Ne i përgjigjemi qindra emaileve në ditë. Do të na ndihmonte shumë nëse ju përfshini në këto emaile informacion specifik tek tema (subjekti) e emailit rreth natyrës së çështjes që ju kërkoni. Stafit tonë i duhen rreth 10 ditë pune për të shikuar dhe për t’iu përgjigjur mesazhit tuaj dhe ne i përgjigjemi vetëm kërkesave, informacioni për të cilat nuk ndodhet në këtë faqe interneti. Nëse pyetja juaj ka të bëjë me diçka që është në listën e Pyetjeve  të Bëra Shpesh si më sipër dhe nuk ka informacion tjetër për t’ju dhënë, ju nuk do të merrni pesonalisht një përgjigje. Ju faleminderit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY