Mbërrin urdhër arresti në Interpol Tirana për Klement Balilin
Mësohet se urdhri ka mbërritur nga autoritet ligj-zbatuese greke dhe i është dorëzuar Prokurorisë shqiptare.
Ndërkohë, prej ditësh, Klement Balili i ka shpëtuar “syrit” të policisë shqiptare, duke u arratisur. Disa ditë më parë nga një kontroll i ushtruar në banesën e tij në Delvinë, të afërmit të 44-vjeçarit thanë për Policinë se nuk kanë dijeni për vendndodhjen e tij.
Klement Balili kërkohet për trafik ndërkombëtarë të lëndëve narkotike.
Jo më larg se dje, Greqia ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj Klement Balilit, i konsideruar nga autoritetet greke si lideri i në prej grupeve më të mëdha të trafikimit të drogës në Europë.
Urdhri është lëshuar 48 orë më vonë nga se pritej nga prokurorët dhe menjëherë ky urdhër është dërguar në të gjitha vendet e Europës dhe Shqipëri.
Nga hetimet e deritanishme të autoriteteve greke rezulton se Balili ka llogari bankare në 10 vende të ndryshme të Evropës.
Pritet tashmë se çdo të bëjë policia shqiptare për identifikimin e vendndodhjes dhe prangosjes së mundshme të të shumëkërkuarit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/