Impotenca seksuale “spiunon” mundësinë për infarkt

Impotenca seksuale “spiunon” mundësinë për infarkt

88
0
Shares

Në mjekësi, seksi dhe shëndeti zemrës janë të lidhur nga një fill i dyfishtë. Sepse kur në shtrat gjithçka funksionon si duhet atëherë dhe zemra dhe enët e gjakut, janë të shëndetshme. Ndërsa në raste me probleme impotence, mjekët këshillojë që të kontrollohet edhe aparati kardiologjik.
Sipas studimeve, burrat mbi 50 vjeç me probleme impotence, kanë një rrezik më të madh për sëmundje të zemrës, apo infarkte në harkun kohor prej 4 vitesh.
Këto të dhëna janë publikuar nga revista “Heart” në fund të muajit Prill dhe sipas artikullit, është e vërtetë dhe e anasjella, që pacientët me probleme zemre, kanë një probabilitet prej 46%  më të lartë për të vuajtur nga shqetësimet seksuale.
Specialistët thonë se impotenca është një kambanë alarmi për shëndetin e zemrës.
“Shqetësimet seksuale te meshkujt janë në rritje dhe ato nuk minojmë vetëm marrëdhëniet në çift, por shpesh janë të lidhur dhe me sëmundje të zemrës, të metabolizmit, si dhe me probleme urinare. Pikërisht këto probleme të jetës seksuale, janë shpesh “spiunët” më të saktë për të kuptuar nëse aparati kardio-vaskular funksionon si duhet, apo jo, thonë mjekët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY