BASIR ÇOLLAKU/ Basha – Majko? Basha takon socialistin e fundit

BASIR ÇOLLAKU/ Basha – Majko? Basha takon socialistin e fundit

122
0
Shares

Takimi disi surprize, por jo pa dobi klime, mes kreut te PD Lukzim Basha dhe deputetit veteran socialist Pandeli Majko, ishte lajm i mire me se shumti per PS-ne. Prej tre vitesh tashme ne Partine Socialiste, te pushtuar nga Rilindja, po behet gjithehere e me e zorshme te gjesh socialist puro, pas rremetit lakmitar te njerezve “Made in Rama” me se shumti sevdalli me parane dhe vesin se sa sherbimin e pushtetarit.
Basha ne kete çoroditje te partise me te madhe te majte, i duhet nje komunikim me socialistet dhe ata me te perfaqesuar se me Majkon, ne kete kaos fatkeq, nuk ndjehen me kend tjeter.
Mbase shume demokrate e socialiste e shohin kete takim me dyshim dhe pak befasi duke mos u ngopur pritshmerite e tyre shpesh me prirje nga tensioni. Socialistet gjithnje e me pak shohin veten te Rama apo bashkerrethuesit e tij si Tahiri, Veliaj, e drejtoreshat e reja qerpikrende, qe me se shumti i gjen ne floktore, pub-e, e shopping, se sa ne perfillje antaresh e mbeshtetesish te Partise Socialiste.
Nese kujtojme nje nga batutat e shumta te Majkos jave me heret gjejme dhe ndodhi brenda saj.
“Une ia kam dhene teseren e partise tha edhe Erion Veliajt edhe Koço Kokedhimes”.
Te dy importe qe sollen firo dhe dilema besimi ne rritje duke shtuar me shume zhgenjimin se sa te kunderten. Por dhe duke percjelle mesazhin se prurje te tilla vijne e ikin… Madje dhe kasta e vjeter si Ruçi me bashkekohesit e tij me shume shohin Majkon si socialistin e ri te viteve 90-te, dhe shpesh e kane kulmuar ne vitrine perfaqesimi.
Korrupsioni, trafiqet, paqendrueshmeria e theksuar e Rames ka bere me dhimbje koke edhe partneret kur duan pak me pak stres e me shume pune me qeverine. Nxitimi i sinqerte i Majkos para kamerave per te lajmeruar se takimi kishte ne axhende Asamblene e NATO ne Tirane, eshte nje rast me teper per te lexuar se per disa gjera me peshe sigurie mbiemri socialist i perzgjedhur mund te jete Majko edhe per partneret. Pasi te demokratet Basha eshte çertifikuar me vakt dhe me projekt per ardhmerine. Keshtu Majko po lajmeronte dhe Ramen se socialistet e vjeter e te rinj kane nje ndermjetes te besuar politik me partneret dhe demokratet.
Basha ka pranuar ndoshta dhe nje kompozim per qeverine teknike per berjen e zgjedhjeve te reja, dhe ne kete shkuesi politike duhet nje marreveshje ku partneret flasin me palet.
Basha arrin te takoje socialistin e fundit qe nuk kishte nevoje per te rilindur, por keshtu rikthen socialistet ne parti e ndoshta nis dalja e rilindesve.
Reformat gjithnje nisin nga nje surprize, mbase eshte dhe kjo…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY