PLATFORMA/ PD, 12 çështje themelore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare

PLATFORMA/ PD, 12 çështje themelore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare

80
0
Shares

Partia Demokratike ka publikuar sonte
platformën
për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të cilat sipas saj, duhet të jenë të lira, të ndershme dhe demokratike.
Duke tërhequr vëmendjen për plotësimin rekomandimeve të OSCE/ODIHR, PD shtron 12 çështje “të rëndësishme themelore, mostrajtimi i të cilave do e bënte reformën të paplotë dhe të pamjaftueshme”.
Zhvillimi i zgjedhjeve me standarde të larta ishte pjesë kryesore e prioriteteve që duheshin përmbushur nga Shqipëria në kuadër të marrjes së statusit të Vendit Kandidat. Plotësimi i këtij kriteri në vitin 2013 hapi rrugën për propozimin e Komisionit Europian në tetor 2013 dhe marrjen e statusit në vitin 2014.
Përkeqësimi dramatik i standardeve në vitin 2015 e kthen çështjen e zgjedhjeve në prioritet politik themelor. Partia Demokratike e pozicionon këtë reformë në krye të reformave bashkërisht dhe në të njëjtin nivel me reformën në drejtësi. Faktori ndërkombëtar është i interesuar për monitorimin e procesit të reformës zgjedhore, zbatimin e ligjit nga autoritetet shtetërore dhe vëzhgimin e zgjedhjeve të viti 2017”, thuhet në platformën e PD-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY