Martohej Gëzka.
Gjyshja e Gëzkës gëzonte, po nuk qeshte dhe nuk kafshonte dot se s’kishte dhëmbë.
Si t’ia bëjmë?
Qahu hallin në mëhallë dhe hop në ndihmë i erdhi komshija, Nuria. Kishte ardhur nga Greqia me gojën plot me dhëmbë. Kishte vënë protezat e dhëmbëve.
Atëherë, t’ja kërkojmë Nuries dhëmbët sa për dasmën e Gëzkës…?!
Dhe kështu u bë.
Nuria pranoi dhe ja solli protezën fshehur të shoqit futur në një gotë uji. Dhëmbët xixëllonin në ujë. Gjyshja e Gezkës harboi nga gëzimi.
Mirëpo dhëmbët e botës të vrasin. Duheshin provuar. Dhe gjyshja e filloi trajnimin. E filloi duke përtypur zoçka deri sa të hapej dasma.
Rroftë Nuria!
Na bëri me dhëmbë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/