Demokratët e fshatit të Balilit: Kokëdhima i lidhur me “Escobarin”

Demokratët e fshatit të Balilit: Kokëdhima i lidhur me “Escobarin”

174
0
Shares

Në një reagim të degës së Partisë Demokratike, Delvinë shpjegohet se perosnat që kanë folur në emër të strukturave të PD-së në media dhe që janë nga fshati Stjar kanë mashtruar pasi janë militantë socialistë. Po ashtu theksohen lidhjet që ka ish-deputeti socialist me Klement Balilin.

“Oligarku Koço Kokëdhima, i kapur në shkelje të ligjit nga Gjykata Kushtetuese, ka fabrikuar sot në gazetën e tij një mashtrim ordiner, në përpjekje për të mbuluar lidhjet e tij të afërta e të drejtpërdrejta me Klement Balilajn, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Eshtë pikërisht Kokëdhima, për të cilin të gjithë në Sarandë e në Delvinë e dinë që i ka marrë para Balilajt për ta emëruar në krye të transportit rajonal, që nxjerr gënjeshtra të qëllimshme në gazetën e tij.

Dega e Partisë Demokratike Delvinë deklaron se qytetari Hamza Hamza, që përdoret si dëshmitar i rremë nga Kokëdhima, jo vetëm nuk është pjesë e strukturave të PD Delvinë, por ishte në ballë të fushatës së mazhorancës së sotme në vitin 2013 e 2015.

Dega e Delvinës në fshatin Stjar, përfaqësohet me kryetarin Murat Skura”, thuhet në deklaratën e PD në Delvinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY