Policia italiane e qytetit të Torinos, ka sekuestruar një lokal në pronësi të shqiptarit Vladimir Kolaj, i arrestuar dje në kuadër të hetimeve mbi trafikun e drogës, ku ai ishte pjesë e bandës që transportonte kokainë dhe marijuanë me avion.
Lokali i sekuestruar quhet bar “Ladi”, që mes të tjerash shërbente si pikë takimi e trafikantëve. Ai ndodhet në rrugën “Brandizzo” të Torinos dhe administrohej nga bashkëshortja rumune e shqiptarit, Gina Manole, 33 vjeçe.
Shtypi italian shkruan se 30-vjeçarit shqiptar pak i interesonte nëse bashkëpunëtorët e tij që kishin trafikuar qindra kilogramë drogë ndodhej në burg, psi ai vijonte të bënte një jetë luksoze dhe pa u shqetësuar nga asnjë.
Çifti shqiptaro-rumun bënte një jetë të bukur, lëvizte me një limuzinë, organizonte festa luksoze, ngrinte dolli me shampanjë “Dom Peringon” dhe konsumonte ushqim të zgjedhur.
Ndërkohë, policia torineze sekuestroi në magazinën e lokalit mbi 10 kilogramë marijuanë, mbi 3 kilogramë kokainë dhe armë.
Sipas fqinjëve, Vladimir Kolaj, së bashku me bashkëshorten e tij rumune gëzonin një respekt të madh te banorët e zonës dhe konsideroheshin si prindër shembullorë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/