PËRGJIMI/ Prokuroria merr në pyetje për pajisjen edhe drejtorin e Policisë Haki...

PËRGJIMI/ Prokuroria merr në pyetje për pajisjen edhe drejtorin e Policisë Haki Çako

73
0
Shares

Prokuroria thotë se ka nisur hetimet prej datës 13 prill për pajisjen e përgjimit, aq shumë e përfolur ditët e fundit në arenën politike të Tiranës.
Aktualisht, është bërë publike fakti që prokuroria ka marrë në pyetje numrin dy të policisë, Ardian Çipa. Por ndërkohë, mësohet se Prokuroria ka marrë në pyetje edhe vetë drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako.
Ka qenë vetë Çako që konfirmoi deh u deklaroi sot deputetëve të komisionit të Sigurisë se ishte marrë në pyetje nga prokuroria.
“Besoj që Prokurori ka gjetur mënyrën e vet për t’iu bënë në dispozicion një informacion, nuk jam prokuror. Nuk ka hapur në ngarkim tim çështje penale, por fakti është që është hapur një çështje panele për të sqaruar rrethanat. Sa kohë kam respektuar ligjin nuk kam kurrë frikë nga ai”, sqaroi Çako pas interesimit të deputetit demokrat, Flamur Noka se, “për çfarë jeni thirrur në prokurori, në çfarë cilësie dhe për çfarë çështje?”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY