PËRGJIMI/ Prokuroria në kërkim të pajisjes…

PËRGJIMI/ Prokuroria në kërkim të pajisjes…

80
0
Shares

Prokuroria e Tiranës është ende në pritje të përgjigjes nga misioni policor italian “Interforce” për vendndodhjen e pajisjes, që sipas opozitës, është përdorur për përgjime dhe sipas Ministrisë së Brendshme, vetëm për trajnime. Ndërkohë, për këtë pajisje, organi i akuzës së kryeqytetit ka nxjerrë një urdhër sekuestrimi, por ajo nuk është vënë ende në dispozicion të grupit hetimor.
Krahas kërkesës për ta sekuestruar pajisjen, Prokuroria ka vazhduar marrjen në pyetje të zyrtarëve të Policisë së Shtetit, të cilët kanë pasur dijeni për pajisjen.
Pas pyetjes së Drejtorit të Përgjithshëm, Haki Çako dhe Zëvendësit të tij Ardian Cipa, kanë dhënë sqarimet e tyre për këtë çështje edhe Artion Duka, me detyrë Shef i Njësisë Operacionale dhe Edmond Goga, Oficer i lartë në Policinë e Shtetit.
Sipas Prokurorisë, efektivë të cilët pretendohet se janë trajnuar me këtë pajisje, janë në varësi të të dy zyrtarëve dhe kjo ka qenë arsye e thirrjes së tyre. Ata kanë sqaruar para hetuesve se pajisja ishte për trajnim dhe ishte sjellë nga homologët italianë, vetëm për arsye trajnimi.
Në Prokurori, sqarojnë burimet, do të thirren të gjithë oficerët dhe punonjësit e policisë që janë trajnuar më këtë pajisje dhe personat, të cilët kanë kryer trajnimin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY