Avioni i linjës Paris – Kajro me 66 persona në bord u...

Avioni i linjës Paris – Kajro me 66 persona në bord u rrëzua në brigjet greke

64
0
Shares

Avioni i kompanisë ajrore “Egypt Air”me fluturim nga Parisi në Kajro,është rrëzuar në brigjet greke.
Lajmi është konfirmuar nga kompania, sipas të cilës avioni me 66 pasagjerë në bord u rrëzua pranë ishullit grek Karpathos. Ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një gabim njerëzor apo sulm terrorist.
Mediat e huaja raportojnë se kapiteni i një anije tregtare që udhëtonte në detin Mesdhe ka deklaruar se ka parë një ‘flakë në qiell’, ndërsa një zyrtar francez i sigurisë tha se nuk përjashtohet as mundësia e një sulmi terrorist.
Avioni me numër fluturimi MS 804 ishte nisur nga aeroporti francez ”Charles de Gaule” dje në orën 23:09 dhe u zhduk nga radarët në orën 02:45, sapo ishte futur në hapësirën ajrore të Egjiptit, rreth 11.300 metra lartësi.
Mes personave në bordin e avionit mësohet se 56 ishin pasagjerë, 3 persona personel sigurie dhe 7 anëtarë ekuipazhi. Në radhët e pasagjerëve të avionit gjendeshin dhe tre fëmijë, mes tyre dy foshnja.
Kompania e fluturimit “Egypt Air” jep kombësinë e pasagjerëve në avionin e zhdukur. Sipas saj në bord ndodheshin 30 egjiptianë, 15 francezë, një kuvajtian, një saudit, një britanik, një belg, 2 irakianë, një pasagjer nga Çadi, një kanadez, një algjerian,një sudanez, një portugez.
Kontaktin e fundit mësohet se avioni e ka pasur në hapësirën greke. Autoritetet egjiptiane në koordinim me ato greke kanë nisur një operacion kërkimi.
Familjarët e personave që udhëtonin në avion janë mbledhur në “Charles De Gaulle” dhe aeroportin e Kajros në pritje të lajmeve për të dashurit e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY