Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Korçë, njofton se për dy ditë kjo pikë e kalimit kufitar do të jetë e bllokuar.
“Njoftohemi nga pala greke, se për shkak të një greve të zhvilluar në Greqi, do të ketë një ndërprerje dyditore të punës, duke filluar që nga dita e premte datë 20. 05. 2016 ora 07:00, deri ditën e diel, datë 22. 05. 2016 ora 07:00.
Sqarojmë se gjatë harkut kohor prej 48-orësh, dogana greke nuk do të kryejë veprime dhe nuk do të lejohet kalimi i automjeteve.
Përjashtim do të bëhet vetëm për këmbësorët, si edhe për ndonjë rast emergjent të paraqitur.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin!”, njofton Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Korçë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/